Departamenti i të Rinjve të BIK-ut pjesëmarrës në seminarin dyditor në Prizren

Departamenti i të Rinjve i BIK-ut ishte pjesëmarrës në seminarin dyditor të mbajtur në Prizren (15-16 nëntor 2014) të organizuar nga Organizata Gjermane: Konrad Adenauer Stiftung me temë: “Marrëdhëniet mes komuniteteve fetare dhe shtetit”. Të rinjtë dhe religjioni në shoqëritë moderne shumë-fetare.

Hapja e këtij seminari u bë me një fjalë rasti nga përfaqësuesja e organizatës “Konrad Adenauer” për Kosovë, Anja Czymmeck e cila falënderoj të pranishmit dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre për tolerancën fetare në Kosovë.
Në ceremoninë e hapjes, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, një fjalim pati Mr.Vedat Sahiti-këshilltarë i Myftiut të Kosovës, i cili më pastaj mbajti edhe një ligjëratë rreth temës “Pluralizmi fetar dhe sfidat e tij në një shoqëri moderne, si duhet të bashkëpunoj religjioni me realitetin e ri”
Në këtë seminar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e kishës katolike dhe të organizatës Interfaith Kosovo: Don Alfred Sokoli dha Jak Gjoni, të cilët po ashtu u paraqitën me fjalët dhe ligjëratat e tyre rreth temës së lartpërmendur.
Në këtë seminar, përveç përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të ftuarve të tjerë, ishin prezent edhe grupet e të rinjve nga tri komunitetet fetare, të cilët përgjatë dy ditëve punuan në grupe duke dialoguar në mes vete dhe duke trajtuar tema të ndryshme si: Rëndësia e tolerancës fetare në Kosovë , Si të jetojmë së bashku, Roli i mediave në aspektin e religjioneve etj.
Ndër temat kryesore që u diskutuan në këtë seminar ishte: “Fetë dhe Toleranca”.
Departamenti i të Rinjve i BIK-ut ishte pjesëmarrës në këtë seminar me një grup studentësh nga Fakulteti i studimeve Islame në Prishtinë.
Në kuadër të këtij seminari u bën edhe vizita objekteve fetare në Prizren: Xhamisë Bajrakli, kishës ortodokse serbe dhe kishës katolike. Gjatë vizitës së Xhamisë Bajrakli, një ligjëratë për të pranishmit mbajti kryeimami i këshillit të bashkësisë Islame të Prizrenit Ali ef. Veza. Z.Veza foli për historikun e Xhamisë Bajrakli dhe po ashtu u kujdes për përgjigje në pyetjet e të pranishmëve.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1416399185.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1416399209.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1416399231.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1416399478.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1416399293.jpg[/img]