Në Angli, emri Muhamed kryeson listën e emrave të vitit 2014, këtë e ka zbuluar webfaqja, Baby Centre UK.
Sipas tyre ky emër është në rritje për 27 vende nga viti i kaluar
Pas emrit Muhammed, pasojnë emrat Oliver dhe Jack, derisa emrat me prejardhje mbretërore kanë rënë nga popullariteti. P.sh. emri George aktualisht, ka rënie nga popullariteti që nga lindja e Princit George tek Duka dhe dukeshat e Kembrixhit të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave trendi në rritje me emrat arabe, në veçanti janë emrat Ali dhe Ibrahim, të cilët dëshmohen në tabelën e renditjes, si dhe emri Nur që u ngrit në numrin 29 ndër 100 emrat më të popullarizuar.
Emrat me prejardhje biblike si emrat Jakob, Noe dhe Gabriel për djemtë, dhe Abigaile, Elizabeth dhe Eva për vajzat vazhdojnë ende të jenë të popullarizuar.