Në 10 personat më të kërkuar në Google, 4 të parët Profetë të Zotit

Në vendin e parë në listën e dhjetë personave më të famshëm të cilët kërkohen më së shumti në internet është Profeti Isa a.s. (Jezu Krishti).

Numri i librave për të është i pallogaritshëm. Sipas një vlerësimi të bërë nga vetë “Google”, librat e shkruar gjatë gjithë historisë së njerëzimit janë 129 864 880 dhe se rreth 40% e tyre flasin për të.

Në vendin e dytë renditet profeti Muhamed a.s. me mbi 13 600 000 kërkime në muaj dhe me një numër librash aq të lartë sa është i pallogaritshëm.

Ndërkohë, emri Muhamed është më i përhapuri në gjithë botën. Llogariten më shumë se 200 milionë persona të cilët mbajnë këtë emër. Gjithsesi, duke marrë parasysh rëndësinë e tij, kjo gjë nuk na habit shumë. Kurioziteti qëndron te fakti se, ai është personi më i famshëm i historisë, pavarësisht se besimi Islam e ndal në një farë mënyre këtë përfaqësim!

Pas Muhamedit a.s. vjen Ibrahimi a.s., (Abrahami), profeti që Zoti i kërkoi të sakrifikonte djalin e tij të vetëm si provë e vërtetë e besimit në të? I njohur nga të krishterët, hebrenjtë dhe muslimanët, nuk është e çuditshme që interesimi i vizitorëve të jetë aq i lartë. Vetëm brenda një muaji ai kërkohet në “Google” plot 9 500 000 herë, ndërsa librat që flasin për të janë 2 milionë!

Musai a.s. (Moisiu), renditet i katërti në bazë të numrit të kërkimeve në muaj në “Google”, ku llogariten më shumë se 2.7 milionë të tilla, ndërsa librat për të janë 8 milionë!