Muhaddithi dhe alimi i madh i ymmetit Shejh Al-lameh Sejjid Muhammed Alevijj El-Malikij

Kush është Shejh Muhammed el-Maliki?

Sejjid Muhammed bin Alevij El-Maliki, është një dijetarë prej dijetarëve të ymmetit islam, i cili ka lënë gjurmë të pashlyera në shumë shkenca islame e veçanërisht në fushën e usuli fikhut dhe të hadithit.
Imami i nderuar konsiderohet një ndër figurat më të rëndësishme bashkëkohore të medh'hebit maliki të qytetit të Mekës dhe mbrojtësi i akides së Ehli Sunnetit sipas shkollës esharite.
Gjithashtu, shumë dijetarë islam dhe ekspert të shkencës së hadithit, pohojnë se Muhammed bin Alevij El-Maliki bën pjesë në grupin e muhadithëve të mëdhenj bashkëkohorë, prandaj edhe e quajtën „Muhaddithul-Haremejni“, muhadithi i dy haremeve.

Emri dhe prejardhja familjare:

Emri i plotë i tij është Muhammed el-Hasan bin Alevijj bin Abbas bin Abdulaziz el-Malikij el-Hasenij el-Idrisij. Ka një prejardhje fisnike, vjen nga familja e bekuar profetike si nga nëna ashtu edhe nga babai.

Lindja dhe arsimi:

Dr. Muhammed bin Alevij El-Maliki (r.h) u lind në Mekë në vitin 1367 hixhri që i përgjigjet vitit 1945. Rjedh nga një familje intelektuale e njohur për nga traditat fetare, dituria e devotshmëria. Nga kjo familje dolën shumë dijetarë eminent, që me dijen e tyre shërbyen në Mesxhidul Haram (në Qabenë e nderuar) afro 600 vite me radhë. Ata ishin me të vërtetë pasardhës të shkëlqyer të njëri-tjetrit siç thotë Allahu xh.sh. në Kur'anin famëlartë. (Ali Imran 34)
Mësimet e para i mori në vendlindje, pranë babait të tij, shejh Aleviut r.h., i cili në atë kohë kryente detyrën e mësuesit dhe hatibit në Mesxhidul Haram. Si fëmijë, përveç mësimit përmendësh të Kur'anit famëlartë, mësoi edhe bazat e këtyre shkencave: nahvit (gramatikës arabe), fikhut, tefsirit, logjikës dhe hadithit. Pastaj vazhdon mësimin në Medresenë "El-Felah" e më pas në Medresenë "Savletije" në Mekë (shkollë kjo të cilën e themeloi shejhu dhe muxhahidi indian, Rahmetullah el-Hindi el-Hanefiu r.h., autori i librit të famshëm "Idh'harul Hakki - Triumfi i të vërtetës). Gjatë asaj kohe, përveç mësimeve në Medrese, ndiqte me vëmendje edhe ligjëratat e Ulemave të mëdhenj në Mesxhidul Haram (Qabe). Në mesin e këtyre dijetarëve, ishte edhe alimi i njohur Shejh Abdullah bin Seid el-Lahxhi r.h., tek i cili përvetësoi shumë njohuri.
Pas përfundimit të Medresesë, hyn në fakultetin e Sheriatit në Universitetin e Ez'herit në Kairo. Pas diplomimit, vijon studimet pasuniversitare, gjegjësisht magjistraturën dhe doktoraturën (në fakultetin e Usulid-dinit, dega e hadithit) pranë Universitetit të Ez'herit në Kairo, ku i mbaron me sukses të lartë.

Udhëtimet e tij në kërkim të diturisë:

Pas përfundimit të studimeve në Egjipt, ai nuk u ndal, por vazhdoi rrugën në kërkim të dijes dhe dijetarëve. Mori rrugën për në Marok, Sham, Indi dhe Pakistan. Gjatë udhëtimeve që bën në këto vende, përfiton jashtë mase nga shujuhët, dijetarët, fukahatë dhe muhadithinët më eminent të asaj kohe. Specializohet në shumë fusha e sidomos në shkencën e hadithit. Pas këtij udhëtimi dhe qëndrimi të gjatë pranë ulemave të kohës, kthehet në vendlindje, në qytetin e shenjtë të Mekës, me një bagazh të madh shkencor, të cilin e vë në shërbim të Islamit dhe muslimanëve deri në vdekje.

Ulematë (dijetarët) prej të cilëve mori mësim:

Profesori dhe shejhu i nderuar e mori diturinë prej më shumë se 200 dijetarëve me renome botërore. Prej tyre do të përmendim:

Shujuhët (mësuesit) e tij nga Hixhazi:

- Sejjid Alevij bin Abbas Malikij el-Hasenij (babai i tij);
- Shejh Muhammed Jahja bin Eman el-Mekki el-Hanefij;
- Shejh Muhammed Arabij et-Tibani;
- Shejh Hasan bin Seid Jemani;
- Shejh Hasan bin Muhammed el-Mushat;
- Shejh Muhammed Nur Sejf bin Hilal el-Mekkij;
- Sejjid Muhammed Emin Ketebi;
- Sejjid Is'hak bin Hashim Azuz;
- Shejh Ibrahim Davud Fettani;
- Shejh Muhammed Jasin bin Isa Faden;
- Sejjid Hasan bin Muhammed Fedak;
- Sejjid Abdulkadir bin Idrus el-Bar;
- Shejh Muhammed Halil Tajbeh;
- Shejh Hasan bin Ibrahim esh-Shair, shejhu i kurrave të Medines;
- Ahmed bin Jasin el-Hijari el-Medenij, shejhu i kurrave të Medines;
- Shejh Muhammed bin Ibrahim el-Mubarek el-Ihsai;
- Shejh Muhammed bin Ebi Bekr Mula el-Ihsai;
- Shejh Muhammed Mustafa bin Imam bin Abdulkadir Alevij esh-Shenkiti;
- Shejh Muhammed el-Muxhteba bin Muhtar esh-Shenkiti;
- Shejh Muammer Dijaud-din Ahmed bin Abduladhim el-Kadiri el-Medenij;
- Shejh Abdulgafur bin Shah Sejjid Abbasi el-Medenij en-Nakshibendi, etj.

Mësuesit e tij nga Jemeni:

- Habib Omer bin Ahmed bin Semit;
- Habib Alevij bin Abdullah bin Shihab;
- Habib Muhammed bin Alevij bin Shihab;
- Habib Abdurrahman bin Abdullah bin Alevij el-Attas;
- Habib Ahmed Meshhur bin Taha el-Haddad;
- Habib Alevij bin Abdullah es-Sekaf Al Kadi;
- Habib Muhammed bin Salim bin Hafidh;
- Habib Alij bin Salim bin Ahmed bin Hasan el-Attas;
- Habib Hasan bin Abdullah Shatri;
- Habib Muhammed bin Ahmed Shatri;
- Habib Attas bin Abdullah el-Habeshij;
- Habib Abdulkadir bin Ahmed es-Sekaf;
- Sejjid Hasan bin Ahmed el-Ehdel;
- Sejjid Mutahher bin Mehdi Garbani el-Jemani;
- Sejjid Ismail bin Mehdi Garbani;
- Shejh Fadl bin Muhammed bin Ivad et-Terimi;
- Sejjid Ahmed bin Muhammed Zebare;
- Sejjid Muhammed Jahja Dum el-Ehdel;
- Shejh Abdullah bin Seid el-Lehaxhij;
- Shejh Ismail Othman Ez-Zejjin;
- Muammer Sejjid Ibrahim bin Omer bin Akil Balevij el-Husejni, etj.

Mësuesit e tij nga Maroku:

- Sherif Abdulkebir bin Muhammed Sukli el-Mahi;
- Sejjid Abdullah bin Muhammed bin Siddik el-Gummari;
- Sejjid Abdulaziz, bin Muhammed bin Siddik el-Gummari;
- Shejh Mihammed Muntasir bin Muhammed Zemzemi el-Ketani;
- Sejjid Abdullah bin Muhammed Kanun el-Hasenij;
- Shejh Faruki bin Rihali el-Merakeshi;
- Shejh Muhammed Tahir bin Ashur et-Tunesi;
- Shejh Tajjib bin Mevlud bin Mustafa el-Xhezairi, etj.

Shujuhët (mësuesit) e tij nga Egjipti:

- Sherif Muhammed Hafidh et-Tixhani;
- Shejh Hasenejn bin Muhammed Mahluf, myftiu i Egjiptit;
- Shejh Salih bin Muhammed el-Xhaferi, imami i xhamisë së Ez'herit;
- Shejh Emin bin Mahmud Hitab Subki el-Masri;
- Sherif Muhammed bin Ibrahim el-Halveti;
- Shejh Muhammed bin Abdullah bin Ibrahim el-Akuri, etj.

Mësuesit e tij nga Shami:

- Sherif Muhammed el-Mekkij bin Muhammed el-Kitani;
- Shejh Hasan bin Muhammed Merzuk Habneke;
- Shejh Abdulaziz bin Muhammed Alij Ujun es-Sud, shejhu i kurrave në Humus, Siri, nga i cili mësoi shtatë kiraetet e leximit të Kur`anit dhe merr ixhazetin prej tij;
- Shejh Muhammed Salih bin Abdullah Ferfur el-Hasenij;
- Shejh Muhammed Esad el-Abexhi;
- Shejh Muhammed Seid bin Ahmed Idlibi er-Rifai;
- Shejh Muhammed Ebul Jusr bin Muhammed Ebilhajr bin Ahmed Abidin el-Husejni, muftiu i Shamit, etj.

Shujuhët (mësuesit) e tij nga India dhe Pakistani:

- Shejh Muhammed Zekerija bin Muhammed Jahja Kandehlevi, shejhu i hadithit në Saharenfur, Indi;
- Shejh Habiburrahman bin Muhammed Sabir bin Inajetullahi el-Udhma, shejhu i hadithit në Madras, Indi;
- Shejh Sejjid Muhammed Jusuf bin Muhammed Zekerija el-Bennuri, shejhu i hadithit në Karaçi;
- Shejh Muhammed Shefi' bin Muhammed Jasin Othmani Deobendi, myftiu i Pakistanit (babai i alimit të madh të hanefinjëve, shejh Teki Othmanit);
- Shejh Zafer Ahmed Othmani Tahanevi el-Hindi;
- Shejh Muhammed Ibrahim el-Beljavi;
- Shejh Sejjid Fahrudin Ahmed Murad Abadi, shejhu i hadithit në Deobend;
- Shejh Mufti Sejjid Mehdi Hasan Shah Xhehenburi;
- Shejh Mufti Mahmud bin Shejh Siddik Miltani;
- Shejh Muhammed Jusuf bin Muhammed Iljas Kandehlevi;
- Shejh Inam Hasan;
- Shejh Muhammed Endershah bin Muhammed Enver Shah Kashmiri.
- Shejh Mufti Mustafa bin el-Imam Ahmed Rida Han Burejlevi el-Hindi;
- Shejh Ebulvefa Afgani Hajdar Abadi, etj.

Në listën e mëposhtme do të përmendim emrat e disa dijetarëve të mëdhenj prej të cilëve ka transmetuar me sened Sejjid Muhammed bin Alevij el-Maliki:

- Shejhu dhe muhadithi Zekerija Kandehlevi, ekspert i hadithit në Indi;
- Shejhu dhe muhadithi Habiburrahman el-Adhami, ekspert i hadithit po ashtu;
- Shejhu dhe muhadithi Muhammed Jusuf el-Bennuri nga Karaçi;
- Shejhu dhe myftiu i hanefive në Pakistan, Muhammed Shefi';
- Shejhu dhe myftiu i shafive në Halep, Muhammed Es'ad El-Abexhi;
- Sejjid Hasan bin Ahmed bin Abdulbari Ehdel el-Jemani;
- Sejjid Arifbilah Mekki bin Muhammed bin Xhafer el-Kettani ed-Dimeshki;
- Shejhu, fakihu dhe myftiu i Egjiptit, Hasenejn bin Muhammed Mahluf;
- Shejhu dhe muhadithi Emin bin Mahmud Hitab Subki el-Masri;
- Shejhu Muammer Muhammed Abdullah Arabij el-Masri, i njohur si Akuri, e ky ishte nxënësi i shejh el-Baxhurit. (Allahu i madhërishëm qoftë i kënaqur me të gjithë).

Veprat e shejhut:

Veprat e Imam Muhammed bin Alevij el-Malikiut janë të shumta dhe në tema të ndryshme. Numri i tyre tejkalon njëqindëshin. Afro tetëdhjetë prej tyre janë të botuara, kurse të tjerat janë akoma në dorëshkrim. Disa nga librat e botuar janë si më poshtë:

Në shkencat e hadithit:

- Dirasat havlel Muvetta;
- Fadlul Muvetta ve inajetul ummetil islamijjeti bihi;
- Tahkik ve talik alel merfui min rivajeti ibnul Kasim lil Muvetta;
- Dirasetun mukarenetun an rivajati Muvetta Imam Malik;
- Shubuhatun havlel Muvettai ve radduha;
- Imam darul hixhreti Malik bin Enes;
- Esmaurr-Rrixhali;
- Ilmul Esanidi;
- El-Ithbat;
- Kavaidul esasijje fi ilmi musatleh el-Hadith;
- El Ukud el-Lu’luijje fil esanidil alevije;
- Ittihaf dhevil himemil alijje birefi esanidi validi es-Sunnije ;
- Et-Talius-Seid el-Muntehab minel muselselati vel esanidi, etj…

Në shkencat e Kur’anit:

- Kavaidul esasije fi ulumil Kuran;
- Kavaidul esasije fi usuli fikh;
- Zubdetul Itkan fi ulumil Kuran;
- Havle Hasaisul Kuran;
- Sherh Mendhumetul verekat fi usuli fikh;

Në Tesavvuf:

- El-muslimune bejnel vakii vet-texhrubeti;
- Mefhumut-tetavvur vet-texhdid;
- Menhexhus-selefi fi fehmin-nususi;
- Ebvabul ferexh;
- Hasaisul ummetil Muhammedije, etj...

Vepra me tematika të ndryshme:

- Fi rihabil Bejtil Haram;
- Lebbejkallahumme lebbejke fil Haxh;
- Mefahim jexhibu en tusahaha;
- El-Muhtar min kelamil ahjar;
- Keshful gummeti fistinail marufi ve rahmetil ummeh;
- Madha fi Shaban;
- Kul hadhihi sebili;
- Muhammedun salallahu alejhi ve selem, El-Insanul Kamil
- Tarihul havadithin-nebevije;
- Edh-dhehairul Muhammedije;
- Ve huve bil ufukil eala;
- Shifaul fuad bizijaret hajril ibad;
- Ez-Zijaretun-nebevijje bejnesh-Sherijeti vel bidijjeh;
- Risaletun an edil-leti meshruijjetil mevludin-nebevijj biunvan: "Havlel ihtifal bidhikra el-Mevlidn-Nebevijj";
- El-Bushra fi menakib sejjide Hadixhe el-Kubra;
- Sheref el-Ummetil Muhammedije;
- Sheriatullahi el-Halideh
- El musteshrikune bejnel insafi vel asabije;
- Mevkiful Islami mined-dirasetil istishrakijje;
- Nefahatul islami minel beledil haram .. etj, etj...

Redaktime

Shejh Muhammed el-Maliki ka redaktuar gjithashtu shumë libra, prej të cilave mund të veçojmë:

- El-Mevlidun-Nebevijj, të Imam El-Hafidh bin Bedi' esh-Shejbani;
- El-Mevlidun-Nebevijj, të Imam Mulla Alij el-Karij;
- El-fijjetu es-Siretun-Nebevijje, të Imam El-Iraki;
- Fet'hul karib.., të Imam Alevij el-Malikiut, etj.

Konferencat Ndërkombëtare dhe Seminaret

- Në vitin 1392 h. mori pjesë në seminarin "Mendimi Islamik" që u mbajt në Algjeri;
- Kryesonte sesionet shkencore që organizoheshin çdo vit nga Mbretëria e Arabisë Saudite për nder të Imam Malik ibn Enesit r. a.;
- Mori pjesë në shumë sesione shkencore dhe konferenca islamike jashtë Arabisë Saudite si në Egjipt, Marok, Algjeri, Tunisi, Indonezi, Malajzi, Singapur, Pakistan, Nigeri, Kanada dhe në Angli;
- Në vitin 1393 h. përfaqësoi Ligën e Botës Islame në hapjen solemne të Qendrës Islamike në Nigeri;
- Në vitin 1424 h., me ftesë të Princit të Saudisë (në atë kohë), Abdullah bin Abdulaziz Al-Saud mori pjesë në dialogun nacional me temë „Ekstremizmi“, etj.

Detyrat, funksionet dhe aktivitetet e tij

- Tri ditë pas vdekjes së babait të tij në vitin 1391 h., ulematë e Mekës mblidhen në shtëpinë e Shejh Aleviut r.h. dhe vendosin që Muhammed bin Aleviu ta zëvendësojë babain e tij në detyrën e ligjëruesit dhe vaizit në Mesxhidul Haram, detyrë që e kryen më kënaqësi dhe përkushtim të madh.
- Gjatë viteve 1390 deri 1399, punon si pedagog dhe mësimdhënës në Fakultetin e Sheriatit pranë Universiteti "Melik Abdulaziz" në Mekë.
- Shumë ligjërata të tij janë transmetuar edhe nëpërmjet radiove të ndryshme saudiane, e po ashtu ishte ftuar në disa programe pranë Radiotelvizionit "Ikre" si dhe në disa kanale televizive të Halixhit. Paraqitja e tij e fundit ishte në kanalin televiziv egjiptian "El-Mihver el-Masrij" në programin me titull "Mefahimun jexhibu en tusahhaha".
- Ishte anëtar i Ligës Botërore Myslimane;
- Gjatë viteve, 1399, 1400 dhe 1401 h., zgjidhet në krye të komisionit vlerësues në garat ndërkombëtare kuranore që mbahen në Mekë;
- Në vitin 1416 emërohet në detyrën e profesorit (jo të rregullt) pranë "Universitetit Shtetëror Islamik" në Malajzi, detyrë që e kryen deri në vdekje.
- Në vitin 1421 h., merr titullin "Profesor Nderi" nga Univeristeti i Ez'herit;
- Ka kontribuar në hapjen e shumë medreseve, shkollave, instituteve dhe universiteteve islamike në Indonezi, numri i të cilave kalon 100 -shin. Gjithashtu ka marrë pjesë në themelimin e Universitetit Islamik, "Darul Eman" në Malajzi, ku me këtë rast i dhuron bibliotekës së këtij universiteti një koleksion të librave të tij në lëmin e tefsirit, hadithit dhe fikhut.
- Në vitin 1399 h, jep dorëheqje nga mësimdhënia në Universitetin "Melik Abdulaziz" në Mekë dhe i përkushtohet me tërë qenien e tij shkrimit të librave dhe thirrjes në rrugë të Allahut vetëm për të arritur kënaqësinë e Tij.

Kanë thënë për të:

- Mësuesi i tij, Shejh Hasan bin Seid Jemani r.h. e vlerësonte shumë dhe një ditë i drejtohet babait të tij, Shejh Aleviut r.h. e i thotë: "Ky i ngjason një dege që kapërcen rrënjët e saj".
- Dy dijetarët e mëdhenj, shejh Hasan bin Muhammed Mushat dhe shejh Abdullah bin Ahmed Derdum kanë thënë për të: "Ishte me të vërtetë krenaria e malikive".
- Prof. dr. Abdulvehhab bin Ibrahim ebu Sulejman (një prej dijetarëve më të mëdhenj të Arabisë Saudite) kishte thënë për të: "Shejh Muhammed el-Malikiu, Allahu e mëshiroftë, asnjëherë nuk kishte lakmi për poste dhe pozita të larta, e as për pasuri dhe famë, i vetmi interesim dhe preokupim i tij ishte "Ilmi, kërkimi i dijes dhe arsimimi i gjeneratave të reja". Ishte asket i vërtetë dhe një burrë i devotshëm. Me moralin e bukur dhe me modestinë e lartë që posedonte, bëri që ta duan dhe ta respektojnë të gjithë. Ishte i butë dhe i dashur me secilin, e vlerësonte dhe nderonte çdo njeri. Kur bisedonte me ndonjë që ishte më i moshuar se ai, edhepse ishte prej njerëzve të rëndomtë, i drejtohej me shprehjen "sidii", zotëriu im, në shenjë respekti për moshën e tij. Kishte diapazon të gjërë, ishte enciklopedi e gjallë, çdokush që shoqërohej me të, përfitonte nga dija e tij. Merrte pjesë në tubime të ndryshme, seminare, simpoziume, mjete të informimit etj. Me një fjalë ishte shumë aktiv në da'vetin e tij si brenda Saudisë ashtu edhe jashtë saj. Allahu qoftë i kënaqur më të dhe e shpërbleftë më të mirat e Tij".
- Nxënësi i tij, Sejjid Nebil el-Gamri tregon e thotë: "Krejt jeta e shejhut tonë, ishte në shërbim të islamit dhe çdo çast i jetës së tij ishte i begatshëm. Ishte me tërë qenien e tij i dhënë pas librit, shkollës dhe diturisë". Ishte me plotë kuptimin e fjalës alim i një kategorie të lartë.

Vdekja e tij:

Shejh Muhammed el-Malikiu ndërroi jetë në mëngjesin e ditës së xhuma, më 15 ramazan 1425 h, në moshën 60 vjeçare. Namazi i xhenazes iu fal në Xhaminë e Shenjtë (Qabe), pas namazit të jacisë. Mijëra besimtarë morën pjesë në faljen e namazit të xhenazes dhe në përcjelljen e tij të fundit për në varreza. U varros në varrezat "Mi'lah", në Meke Mukerreme pranë babait të tij dhe përballë varrit të nënës së besimtarëve, zonjës Hatixhe r.a.
Ka lënë pas veti gjashtë djem dhe disa vajza.

Allahu e mëshiroftë me mëshirë të gjërë Sejjid Muhammed el-Malikiun, ishte me të vërtetë fanar ndriçues dhe kolos i madh i islamit, i cili tërë jetën e tij ia kushtojë diturisë dhe arsimimit të gjeneratave të shumta. Allahu na bëftë prej atyre, të cilët përfitojnë prej bereqetit dhe diturisë së tij! Amin!



Përktheu dhe përshtati:
Enes Koshi, Zvicër