Hadithi i Muhammedi a.s. në autobusët e Skocisë

Në kohën kur mbretëron frika dhe shkakton jostabilitet global, muslimanët në qytetin skocez Dundee, kanë nisur një kampanjë reklamuese. Ata në autobusë kanë vendosur mesazhe që kanë për synim ndryshimin e perceptimit për fenë e tyre.

“Ai cili bie në gjumë i ngopur, derisa fqinji tij është i uritur, nuk është prej nesh”, është hadithi i vendosur përgjatë gjithë autobusit.
Kjo kampanjë reklamuese është iniciuar nga muftiu Abdu-r-Rahmana, dijetarit musliman dhe drejtorit të ZamZamAcademy.com dhe institutit Al-Rayan, i cili në rrjetin social Twiter ka shpërndarë: “Mënyrë fantastike dhe kreative për të propaganduar Islamin në Dundee. Nuk është besimtarë i vërtetë ai i cili fle i ngopur derisa fqinji i tij është i uritur.
Kjo kampanjë nuk është përpjekja e parë e cila synon ndryshimin e perceptimit për muslimanët në Skoci.
Javën e kaluar muslimanët e qytetit Dunde kanë shpërndarë lule në një qendër komerciale. Secila lule me vete mbante edhe hadithin: “E dini se cila vepër është një shkallë më lartë se agjërimi, namazi dhe sadakaja? Vendosja e paqes mes njerëzve”.
Iniciativa ka filluar nga një faqe në FB: Muslim Message Society.