Më shumë se 20 xhami në Britani të Madhe kanë hapur dyert e tyre, duke dashur t’i tregojnë opinionit anën pozitive të Islamit.
Këshilli musliman i Britanisë shprehu shqetësimet për shkak të rritjes së mungesës së tolerancës ndaj muslimanëve që prej muajit të kaluar, kur 17 njerëz u vranë në sulmet në Francë.
Dita e dyerve të hapura ishte një përpjekje për t’i treguar opinionit realitetin e Islamit.
Shumë jomuslimanë kanë ardhur bashkë me udhëheqësin e tyre që ta vizitojnë xhamisë në lindje të Londrës, njërën nga më të mëdhatë në Britani. Në mesin e tyre ishin tre breza të familjes Mole.
"Njerëzit e arsyeshëm mund të shohin se çfarë është me të vërtetë Islami, ashtu siç e shohin se çfarë ëstë krishterimi dhe judaizmi. Ata shohin se çfarë ka nën sipërfaqe, dhe e kuptojnë se këto fe kanë shumë gjëra të përbashkëta", thotë John Mole, një banor i Londrës.
"Dëshira ime ishte të vi dhe të rinovoj njohuritë e mia për religjionet dhe traditat, por edhe të sjellë djalin tim. Për të kjo është krejtësisht normale", shton Alex Mole.