Më shumë se 1.000 njerëz, shumica prej tyre muslimanë, të shtunën formuan një “mburojë njerëzore” rreth sinagogës së Oslos duke ofruar mbrojtje dhe solidaritet me hebrenjtë pas incidenteve të ndara muajt e kaluar, ku persona të armatosur kanë sulmuar sinagogat hebreje në Paris dhe Kopenhagë.
Grupi i muslimanëve, përmes rrjeteve sociale, janë organizuar që të formojnë “rrjetin e paqes” rreth sinagogës së Oslos, për të dëshmuar se Islami është fe e paqes, e bashkëjetesës dhe e tolerancës.
“Feja Islame mbron të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh se çfarë feje i takojnë. Islami është mbi urrejtjen dhe kurrë në nivelin e njerëzve që urrejnë. Islami është fe që promovon respektin e ndërsjellë mes njerëzve. Ne duam të tregojmë se ndjejmë keqardhje të thellë për të gjitha format e urrejtjes ndaj hebrenjve, prandaj ne jemi këtu që t’i mbështesim, duke formuar “rrjetin e paqes” rreth Sinagogës, tha Hajrad Arshad, një nga organizatorë e tubimit duke shtuar se me këtë gjest muslimanët e Norvegjisë dëshirojnë të distancohen nga shqetësimet e hebrenjve.