Në Jemen gjendet trupi i paprekur i një gruaje që vdiq gjatë lindjes

Banorët e një fshati të vogël në Jemen mbetën të habitur pasi zbuluan trupin e një gruaje të që u varros në mes të vitit 2013, i cili kishte mbetur i paprekur dhe se nga varri i saj përhapej një aromë e këndshme, njoftojnë mediat kuvajtiane.

Trupin e gruas dhe varret tjerë në varrezat e fshatit Jafar në krahinën perëndimore jemenase e Ibb i kishte zhveshur një shi i fuqishëm që kishte goditur këtë zonë duke detyruar popullsinë që bashkërisht të punojnë në riparimin dhe ri-varrimi i eshtrave të vdekur.

"Ata ishin befasuar kur zbuluan se trupi i gruas nuk ishte prishur fare, dhe se nga varri i saj ndihej një aromë e këndshme", thuhet në artikullin e gazetës së përditshme kuvajtiane në gjuhën arabe Er-Rai.
Dëshmitarët pohojnë se duke kaluar pranë varrit të saj ata ndien një erë të fortë, por nuk u ka shkuar ndër mend që trupi i saj do të jetë i paprekur.

Sipas gazetës Er-Rai thuhet se vajza kishte vdekur në moshën 20 vjeçare, gjatë lindjes.

Sipas mësimeve islame, gruaja e cila vdes gjatë lindjes së fëmijës konsiderohet shehid (martir).

Ebu Davudi, Nesai, Ibn Maxhe dhe Maliku kanë shënuar hadithin nga Xhabir ibn ‘Utbe r.a., se Pejgamberit, sallallahu alejhi we sellem, u ka thënë shokëve të tij: "Kënd e konsideroni ju shehid?" Ata thanë: "Ata që vdesin në luftë në rrugën e Allahut.” I Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi we sellem, tha: "Janë shtatë kategori të dëshmorëve, me përjashtim të atyre që vdesin në betejë në rrugën e Allahut:

ai që vdes nga murtaja është shehid,
ai që mbytet në ujë është shehid,
ai që vdes nga sëmundjet e stomakut është shehid,
ai që pëson nga zjarri – digjet, është shehid,
ai që vdes në rrënoja është shehid dhe
gruaja që vdes gjatë lindjes së fëmijës është shehid (nga një interpretim të termit) ".



Burimi: akos.ba