Shkencëtari fitoi Çmimin Nobel për zbulimin i cili para 1400 viteve ishte në Kuran

“Larg të metave është Ai që krijoi të gjitha çiftet prej bimëve që mbin toka, prej vetë njerëzve dhe prej shumë gjërave që ata nuk i dinë. ” (Ja Sin 36)

Megjithëse koncepti i fjalës “çift” ose “dy” përdoret kryesisht për mashkullin dhe femrën, shpallja “prej shumë gjërave që ata nuk i dinë” ka kuptim më të gjerë. Një prej këtyre kuptimeve është zbuluar në kohën tonë.

Shkencëtarit britanik Paul Dirac, i cili propozoi se materia është e krijuar në çift, iu dha çmimi Nobël i fizikës në vitin 1933. Ky zbulim i quajtur “parité”, pohon se materia është në çift me të kundërtën e saj: anti-materien. Anti-materia mbart vetitë e kundërta të materies. Për shembull, në kundërshtim me materien, anti-materia ka elektrone të ngarkuara pozitivisht dhe protone të ngarkuara negativisht. Ky fakt shtjellohet kështu nga një burim shkencor:
“… çdo grimcë ka antigrimcën e vet me ngarkesë të kundërt dhe kjo lidhje e papërcaktuar na tregon se krijimi i çifteve dhe asgjësimi i tyre ndodh në zbrazëtirë në çdo kohë dhe në çdo vend.”