Vera është një ukrainase e cila 17 vite më parë ka përqafuar Islamin, dhe që nga ajo ditë e deri më sot, dikur Vera e sot Iman, dëshira e saj ishte ta mësojë Kuranin përmendsh.
Dhe pas 17 viteve këmbëngulje, të mësimit dhe sakrificës, kjo dëshirë i është plotësuar. Ajo është bërë ukrainasja e parë e përqafoi islamin dhe është bërë hafize e Kuranit.
Vera apo Iman, siç dëshiron ta thërrasin, në fillim nuk kishte menduar ta mësojë Kuranin përmendsh. Ajo, mendonte se, edhe nëse e mëson gjysmën e Kuranit, për të do të ishte një sukses..
Iman (35) tregon: “Burri im mi lexonte ajetet, ndërsa unë i përsërisja pas tij, por me shumë vështirësi sepse shqiptimet e vokaleve arabe ishin shumë të vështira për mua.”
Ajo më tej tregon historinë e saj me gjuhën arabe: “Fillova ta mësoj gjuhën arabe, i shkruaja ajetet i përktheja që në këtë mënyrë t’i mësojë me kuptim. Kjo zgjati shumë sepse në atë kohë isha studente.
“Mësimi i gjuhës arabe ishte ndihmesë e madhe për mua, sepse fillova t’i kuptoja ajetet e Kuranit dhe i mësoja më mirë. Pasi mësova gjuhën arabe, Qendra Kulturore Islame në Kiev më përgatiti një program për mësimin e Kuranit përmendsh, i cili parashikonte që mësimin e tërë Kuranit ta përfundoja për nëntë muaj. Dhe, duke iu falënderuar Allahut, kjo ndodhi pasi më parë unë kisha mësuar disa pjesë të vogla të Kuranit.”
Pasi që e mësoi Kuranin përmendsh, kjo ukrainase, shprehu dëshirën që edhe të tjerët t’i mësojë ta lexojnë Kuranin. Ajo edhe në fushën e da’ves është shumë aktive. Që nga ditët e para të përqafimit të Islamit, me sebepin e saj, Islamin e pranuan edhe vëllai, nëna dhe katër motrat e saja, ndonëse të gjithë ishin rritur dhe edukuar në një familje katolike.
Xhana është një vajzë që gjithashtu e ka përqafuar Islamin. Ajo rrëfen: “Njohja ime me Imanin më bëri që unë të fillojë t’i respektoj muslimanët si njerëz që kanë parime. Gjatë shoqërimit me të unë u dashurova në Islamin dhe e pranova si rrugë të jetës sime.”
Iman shpreh dëshirën e saj të madhe, dhe është gjithmonë e gatshme, t’i njoftojë njerëzit me Islamin dhe parimet islame, sidomos kur është në rrugë dhe e pyesin për hixhabin.
Ajo punon shumë në mbajtjen e ligjëratave dhe shpërndarjen e literaturës islame.
Ajo mendon se mënyra më e mirë e Da’ves është sjellja e njeriut dhe marrëdhëniet e tij me njerëzit që e rrethojnë