Muslimanja pranohet në universitetet më prestigjioze të SHBA-ve

Nxënësja e shkollës së mesme nga Minesota ka arritur një privilegj të rrallë për t'u pranuar në të gjitha universitetet Ivy League, dhe disa universitete tjera të lartëranguara.

"Isha shumë e habitur", tha Munira Halif, nxënëse e Mounds Park Academy (MPA) në St.Paul. "Pjesa më e mirë ishte kur i lajmërova anëtarët e familjes dhe dëgjova gëzimin e tyre. Kjo është me të vërtetë një dhuratë nga Allahu."
Ivy League paraqet bashkimin e tetë universiteteve më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përfshihen: Brown univerzitet, Columbia univerzitet, Cornell univerzitet, Dartmouth College, Harvard univerzitet, Princeton univerzitet, Pennsylvania univerzitet dhe Yale univerzitet. Termi Ivy League gjithashtu ka një kuptim metaforik me të cilin dëshirohet të theksohet përsosmëria akademike, një përzgjedhje shumë e rreptë gjatë regjistrimit, si dhe elitizmi shoqërorë. Përveç kësaj Halifa është pranuar edhe në Stanford, Geogetown, si dhe në Universitetin e Minesotës.
"Unë jam e nderuar për mundësinë e zgjedhjes mes këtyre shkollave sepse të gjitha ato janë vende të mahnitshme për mësim dhe zhvillim", shtoi ajo.
Përveç suksesit të saj jashtëzakonisht të mirë akademike dhe një numri të madh aktivitetesh jashtëshkollore, ajo ishte kampione shtetëror në fjalim, dhe themeluese dhe udhëheqëse e Klubit MPA për vetëdijen sociale, një platformë për studentët, ku ata flasin për çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare, të tilla si uria në Amerikë dhe ndihmë për të huajt.
Si vajzë e emigrantëve somalezë, Munira Halifa, thotë se gjithë aktivitetin e saj e merre si një detyrim, që në njëfarë mënyre t’ia shpërblej vendit ku kanë lindur prindërit e saj, Somalisë.
"Duke marrë parasysh se prindërit e mi janë persona të cilët kanë ikur nga lufta civile, kjo ka ndryshuar perspektivën time në tërësi. Atëherë e kuptoni mundësinë që e keni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e shfrytëzoni ato plotësisht", thotë ajo.
Ajo, gjithashtu është një nga nëntë të rinj në mbarë botën që kanë marrë çmimin për guximin e të rinjve nga i dërguari i posaçëm i OKB-së për Edukimin Global.
Është themeluese e Lighting the Way, kampanjë jo-fitimprurëse e cila si synim ka arsimimin e të rinjve nga Afrika Lindore, në veçanti vajzave, duke u fokusuar në bursa, ndërtimin e bibliotekave, si dhe zbutjen e problemeve sanitare. Ajo, gjithashtu, si e re, ishte ambasadore dhe përfaqësuese e kompanisë Girl Up, kampanjë e OKB-së, e cila mobilizonte vajzat amerikane që të ndërmarrin veprime për moshatarët e tyre në vendet tjera.