Policia e Dubait shpërblen shoferët pa gjoba
Javën e kaluar policia në Dubai ka organizuar një ceremoni, ku ka shpërblyer dy shoferë që nuk kanë bërë asnjë shkelje të rregullave në komunikacion gjatë vitit të kaluar.
Layla Al Baloushi dhe Atiq Mubarak janë emrat e tërhequr, në mesin e 1 500 shoferëve, të cilët nuk kanë bërë asnjë vepër penale në vitin 2014.
Ata janë shpërblyer me nga një makinë të re.
Me futjen e këtij sistemi, i cili funksionon që nga në viti 2012, policia e Dubait synon uljen e numrit të aksidenteve të trafikut në Dubai.
Ky lloj shpërblimi të shoferëve deri më tani ka dhënë rezultate, shkruajnë mediat arabe.
Artikulli i kaluar