Xhamia vetme në botë me kambanë dhe sahat në minare

Në qytetin ishullor Saint Louis në Senegal gjenden shumë monumente interesante kulturore, një prej tyre është edhe xhami minarja e së cilës ka kambanën dhe sahatin, dhe daton që nga periudha e kolonizimit francez.

Qeveria franceze, gjatë periudhës së kolonizimit të Senegalit, nuk ka lejuar ndërtimin e xhamive, prandaj banorët e këtij rajoni kanë vendosur që minares së xhamisë së Madhe t’ia shtojnë kambanën dhe sahatin. Ky vend i adhurimit është konsideruar si një shembull unik i gërshetimit të një ideje kreative, rezistencës dhe fesë në një.
M’u për shkak të këtyre karakteristikave, Xhamia e Madhe në vitin 2000 ka hyrë në listën e monumenteve kulturore të UNESKO-s.
Sipas historianëve lokale të religjionit, në fillim francezët nuk lejuan ndërtimin e saj, por më pas, nën presionin e popullatës vendëse, u detyruan të lëshojnë pe, por me kusht që thirrja për namaz të bëhet me anë të kambanës. Duke zbatuar kushtet në fjalë në vitin 1838 nisi ndërtimi i xhamisë e cila përfundoi në vitin 1847.
Imami 84 vjeçar Sergine Amadou Dieng thotë se kambana nuk u ka shërbyer për thirrje për namaz, por atë e kanë përdorur që t’i informojnë njerëzit për kohën.
"Në kohën e kolonizimit në mes të orës 12:00 dhe 14:00, ishte e ndaluar çfarëdo zhurme. Megjithatë, myezinët prapëseprapë e kanë thirrur ezanin", shtoi ai.
“Edhe vend për ndërtimin e xhamisë nuk ishte zgjedhje e lehtë, por më në fund u ndërtua buzë lumit Senegal”, thotë Dieng.
Edhe pse shumica e popullsisë në Saint Louis i përkasin besimit islam, disa nuk ishin të kënaqur me këtë lloj ndërtimi franko-senegalez.
Xhamia e Madhe, e cila ende debatohet në lidhje me ndërtimin e saj, tërheq vëmendjen e vizitorëve me arkitekturën e saj të veçantë, prandaj vizitorët e saj e shfrytëzojnë mundësinë të bisedojnë për arsyen dhe mënyrën e ndërtimit.
Përveç këtij monumenti kulturor, Saint Louis, si kryeqytet i Senegalit gjatë kohës së francezëve në shekullin 17, ka edhe shumë objekte nga ajo periudhë që shfrytëzohen edhe sot.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/great-mosque-of_1428922066.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/great-mosque-of_1428922080.jpg[/img]