Kryesia e Çështjeve Fetarë në Turqi në periudhën që vjen kanë ndërmend të botojnë përkthimin e Kuranit të shenjtë në 15 gjuhë.
Kryesia e Çështjeve Fetare në Turqi, ka përfunduar punën pesë vjeçare në përkthimin e kuptimit të Kur'anit të Shenjtë në gjuhën kurde.
Drejtori i përgjithshëm i publikimeve fetare në Kryesinë e Çështjeve Fetare në Turqisë, Dr. Yüksel Salman theksoi se përkthimi i Kur'anit në gjuhën kurde është i fundit në serinë e punimeve ku morën pjesë profesionistët të Administratës për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë.
Ai, më tej tha se institucioni i kryesisë bazohet në njohuritë e shëndetshme fetare dhe se të gjitha shërbimet që ai kryen tregon kujdes që ato të ndërtohen mbi bazën e njohurive të drejta fetare.
"Kryesia e Çështjeve Fetarë në Turqi ka ndërmarrë një punë voluminoze për përkthimin e Kur'anit në disa gjuhë dhe kohët e fundit kjo punë është përshpejtuar. Në kuadër të kësaj janë publikuar vepra të përkthyera kryesisht në gjuhët gjermanishte, anglishte, frëngjishte, rusishte. I gjithë operacioni është shoqëruar nga anëtarët dhe ekspertët e institucionit. Pas përfundimit të përkthimit ai menjëherë është shtypur. Përndryshe, përkthimi është një punë shumë e kërkuar. Kur është fjala për Kur’anin, atëherë kjo punë është edhe më e ndjeshme. Janë bërë përpjekje të mëdha për të përcjellë mesazhin e Kur’anit në mënyrën më të mirë", ka thënë Salman, duke vënë në dukje se janë shtypur 10 mijë kopje të përkthimit të Kur’anit në gjuhën kurde.
Ai më tej tha se Kryesia e Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë do të botoj përkthimin e Kur’anit edhe në 15 gjuhë tjera , duke përfshirë gjuhën angleze, frëngjishte, rusishte, daneze dhe shqipe.
Ai shpjegoi se një pjesë e këtyre përkthimeve do të dërgohen jashtë vendit për shkak të interesimit shumë të madh.
"Pas rritjes së islamofobisë në Evropë është rritur edhe interesimi për Islamin, e veçanërisht për Kur'anin, kështu që Kur'ani është shtypur edhe në gjuhën daneze. Në Danimarkë, Kur'ani është një nga librat më të shitura", tha Salman.