Gazeta spanjolle Diario Palentino ka publikuar një intervistë me spanjollen e konvertuar në Islam, Maria Losa Serna, e cila thërret në pasimin e tij të plotë në mënyrë që paqja të mbizotërojë në botë.
Rrënjët e saj nuk janë islame ngase ajo ishte krishtere, e cila pas meditimit të gjatë vendosi ta përqafoj Islamin.
Ajo thotë: "Në një periudhë të jetës, unë isha agnostike, nuk besoja në Zot. Kam lindur në një familje katolike, jam pagëzuar dhe kam pranuar gjithçka që përfshinë krishterimi. Kur i mbusha 16 vjet, fillova të mendoj rreth disa pyetjeve: Ku shkojmë nga kjo botë, nga kemi ardhur, a ekziston Zoti, etj? Kam marrë pjesë në ngjarje dhe aktivitete të ndryshme të Kishës, por përgjigjet që i kam marrë nuk më kanë kënaqur. Nuk e kuptoja pse Jezusi erdhi që të na falë mëkatet tona, dhe pyetjet tjera të ngjashme. Lutesha, por nuk ndieja lidhje me Zotin. Pasi nuk i gjeja përgjigjet e duhura për pyetjet e mia e lash mënjanë krishterimin dhe Zotin."
Ajo vazhdon tregimin e saj dhe thotë: "Kur morra diplomën për infermiere medicinale vendosa të shkoj në Londër, që ta mësoj gjuhën angleze. Atje u takova me të konvertuarit tjerë. Ata filluan të m’i mësojnë gjërat që unë kurrë nuk i kam ditur për Islamin. Ato që shihni në media për islamin janë luftërat, vrasjet e njerëzve, bombardimet ..., por ata më shpjeguan se ky nuk është Islami. Kam takuar shumë të konvertuar që kaluan në Islam. Nga ana tjetër, shikoja se si mediat e akuzojnë Islamin për luftë, vrasje të njerëzve dhe shfaqje të forcës, por pas një studimi të gjatë të Islamit, kuptova se Islami nuk është vetëm një fe e thjeshtë, Islami është i drejtë dhe fe e vërtetë. "
Maria, gjithashtu thotë: "Sot, në botë ka shumë muslimanë, njerëz të cilët i atribuohen Islamit, por nuk e ndjekin Islamin apo nuk i interpretojnë parimet dhe rregullat islame siç duhet. Të gjitha që ne i dimë për Islamin janë të gabuar dhe nëse do të fillonim ta studiojmë atë atëherë do ta kuptonim se çdo gjë ka kuptim, dhe mësimet e Islamit janë të mira për njerëzimin. Nëse të gjithë ne do t’i ndiqnim mësimet e islamit, bota do të ishte e përkryer"
Kur u pyet për reagimet e shoqërisë dhe të familjes, ajo u përgjigj: "Unë kam ndryshuar për të mirë. Në fillim, familja ime ishte e frikësuar. Ata mendonin se unë do të shkoj në një vend dhe të vras njerëz, por me kohë mendimet e tyre ndryshuan. Islami e ndihmon njeriun të përparojë, e afron me Zotin, kështu që njeriu bëhet person më i mirë. Miqve të mi u pëlqen. Ata i kuptuan arsyet e vërteta pse e bëra këtë, se ky është Islami i vërtetë dhe se dua të tregoj të vërtetën.
Mënyra ime e veshjes ka ndryshuar për të mirë. Tani unë mbaj hixhabin, me të cilin i mbuloj flokët, por të gjitha fetë e botës e urdhërojnë gruan që t’i mbuloj flokët e saj. Edhe Bibla urdhëron që flokët të jenë të mbuluara, ashtu ishte edhe Maria-Merjemi. Gratë hebreje, ortodokse apo indiane janë gjithashtu të mbuluara. ... Koncepti që ne kemi në Evropë dhe në botën perëndimore është se sa më shumë të jetë një grua e zbuluar është më e mirë, sepse ashtu është më tërheqëse dhe më e bukur. Në Islam kemi një tjetër koncept. Ky koncept është reflektuar në të qenit më afër Zotit dhe kjo është arsyeja pse ne e mbajmë hixhabin mbi kokat tona dhe nuk e zbulojmë trupin tonë. Kur jeni në Islam çdo gjë është e lehtë. Ne mendojmë se të falurit pesë herë në ditë është vështirë për t’u zbatuar, por nuk është. Islami është krijuar për natyrën njerëzore dhe çdo gjë i përshtatet në mënyrë të përkryer, asgjë nuk është pengesë.
Në fund ajo thotë: "Unë tani jetoj në Londër bashkë me bashkëshortin tim, anglez të konvertuar. Kohë më parë Zoti na dhuroi një bebe. Ajo ka lindur në Islam, por prapëseprapë ajo duhet të studioj. Kur të rritet unë dua që ajo ta studioj Islamin për të kuptuar se atë çfarë ne jemi duke bërë është e vërtetë. Çdo person duhet të gjejë rrugën e cila e shpie te Zoti, dhe të kuptoj se cila fe është e vërtetë dhe e saktë."