Nxënësit e Medresesë së Kavajës fitojnë medalje argjendi në Gjeorgji
Nxënësit e Medresesë së Kavajës, Esmir Keci dhe Xhevit Dushku, janë renditur në vendin e dytë në Olimpiadën Shkencore IYIPO, të organizuar në Gjeorgji, duke fituar kështu medaljen e argjendtë.
Ata morën pjesë në konkurs me një projekt i cili ka të bëjë me pastrimin e mjedisit nga mbetjet, projekt i cili është pritur mjaft mirë dhe vlerësuar me çmim.
Në olimpiadën shkencore IYIPO, morën pjesë qindra nxënës nga vende të ndryshme të botës.
Çmimet në konkurse të tilla janë bërë të zakonshme tashmë për të gjitha medresetë në vendin tonë, ku çdo vit pjesëmarrësit në konkurse kthehen me medalje ari, argjendi dhe bronzi. Nuk kanë munguar rastet kur në një konkurs kanë fituar edhe të tria medaljet.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës