Ka ndërruar jetë njeriu që tavafin rreth Qabesë e kishte bërë duke notuar

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare burri nga Bahreini i cili tavafin rreth Qabesë së përmbytur nga uji në vitin 1941 e kishte bërë duke notuar.

Sipas agjencisë së lajmeve të Bahrejnit, El-Avadi ndërroi jetë të mërkurën në Bahrein.
Fotografia e 12-vjeçarit El-Avadij i zhytur në ujë është një nga fotografitë e rralla të përmbytjeve që goditën Xhaminë e Madhe dhe qytetin e shenjtë 74 vite më parë.
Në vitin 1941, për herë të parë në historinë e Islamit është përmbytur Xhamia e Madhe, ku uji kishte arritur lartësinë deri në dy metra.
Në vitin 2013, gjatë pjesëmarrjes në një emision të transmetuar nga televizioni Kuvajtit Al-Rai, el-Avadi kujtoi momentet e ëmbla të tavafit të tij gjatë përmbytjeve.
Ai tha: "Isha nxënës në Mekke në kohën kur qytetin e shenjtë e kishte përfshirë një shi i madh, i cili për një javë ra pandërprerë, ditën e natën, gjë që çoi në përmbytjen e shumë pjesëve të qytetit. Shumë rrugë, shtëpi e dyqane ishin zhytur në ujë."
Në ditën e fundit, unë bashkë me vëllanë Hanifen dhe dy miqtë e tij, Muhammed el et-Tajjibin nga Timbuktu, Mali dhe Hashim el-Berin nga Adena, Jemen vendosëm të shkojmë në xhami për të parë se çfarë kishte ndodhur. Neve na u bashkua edhe mësues ynë AbdulReuf nga Tunizia. Si fëmijë, përmbytja e Qabesë na u duk shumë interesante. Pasi unë isha notar i mirë, më erdhi ideja që të bëj tavafin, idesë time iu bashkëngjitën edhe vëllai dhe miqtë e mi. Kur filluam të notojmë, policia u përpoq të na ndaloj. Unë mundohesha t’i bindi policët që të më lejojnë ta përfundoj tavafin, derisa shoku im Muhamed el-Tajjib dhe një djalë me emrin Ali Sabit u ndalën dhe hipën në pragun e Qabesë, në pritje për t’i shpëtuar. Ndjenjat ishin të përziera. Derisa bëja tavafin rreth Qabesë ndjeja gëzim dhe frikë. Gëzimin sepse kisha mundësi të shkëlqyer që të bëj tavafin në një mënyrë unike, dhe frikë sepse polici mund të shtinte në mua me armë, sepse nuk e dëgjova, por më vonë mësova se në armën e tij nuk kishte pasur plumba."
El-Avadi i kishte pyetur njerëzit më të vjetër të Mekës në atë kohë për përmbytje, por ata i kishin thënë se diçka të tillë nuk e mbajnë në mend.
"Njëzet vjet më parë, kur djali im Abdulmaxhidi bashkë me gruan e tij kishin shkuar në Mekë për haxh, kishin parë suvenire me fotot e mia duke bërë tavafin në ujë. Ai, gjithashtu më solli një libër për Mekën, ku ishte fotografia ime duke bërë tavafin”.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1431953261.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1431953243.jpg[/img]