Pasi që në hapësirat tona nuk ekziston ndonjë interesim për lojën e ragbit, shumica prej nesh nuk e kanë dëgjuar emrin Sony Williams, por njohësit e mirë të këtij sporti e dinë se për çfarë lojtari bëhet fjalë.
Soni Williams (i lindur më 3. Gusht. 1985) është sportist i njohur, lojtar i ragbit dhe boksier profesional, i cili momentalisht luan për ekipin Sydney Roosters në NRL. Një nga ragbistët më të suksesshëm në historinë e këtij sporti, kampion bote dhe muslimani i parë që ka luajtur për ekipin e Zelandës së Re.
“Jam rritur si i krishterë, si shumica e njerëzve në Polinezi. Në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare u zhvendosa në Australi, ku kam mësuar shumë për fenë Islame”, shpjegon ai.
Duke luajtur në France, në vitin 2008, Sonny kishte njohur një familje nga Tunizia, qiftin bashkëshortorë i cili bashkë me pesë fëmijët e tyre jetonin në kushte shumë të vështira. Është interesant se ata ishin shkaku që ai ta pranon Islamin.
“Isha shumë i afërt me ata. I shihja sa shumë ishin të lumtur e të kënaqur. E kur të shihni se si e jetojnë jetën e tyre, çdo gjë është aq e thjeshtë.”
Një gjë që kam mësuar gjatë karrierës sime është se thjeshtësia është çelësi i gjithçkaje, si në teren ashtu edhe jashtë tij.
Jam bërë musliman i vërtetë dhe njeri i lumtur. Islami më ka bërë të jem i kënaqur si njeri dhe më ka ndihmuar të përparoj. Besoj në Islam dhe kjo definitivisht më ka ndihmuar të bëhem njeriu që jam sot”, thotë Sony Williams.
Bukurinë e muajit të Ramazanit Sony e përshkruan duke thënë se zbatimi i tij në parimet e agjërimit islam e ka ndihmuar që disa gjëra t’i sheh nga një perspektivë tjetër.
“Kur agjëroni gjatë Ramazanit dhe ashtu e kaloni tërë muajin, atëherë ju shumë më tepër e vlerësoni mundësinë e të ushqyerit dhe të pijes – kjo është edhe një nga qëllimet e agjërimit, të bëhesh më i vetëdijshëm për mirësitë që i posedon”, shtoi ai.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1432208889.jpg[/img]