Lindsay Lohan fotografohet me Kuran në dorë

Aktorja e njohur amerikane Lindsay Lohan, një ditë pas shërbimit të kryer në komunitet-në Brooklyn, është fotografuar teksa mbante në dorë një kopje të Kur’anit

28-vjeçarja Lindsay, fëmijë i një martese irlandezo-italiane, e rritur si katolike, kishte me vete një Kur’an derisa ishte duke dal nga puna e saj për të mirë të komunitetit në qendrën e fëmijëve.
Kohë më parë Lindsay ka pasur një çrregullim emocional, ndërsa tani ka hequr dorë nga alkooli e takimet dhe po mundohet të hyjë në rrugën e drejtë, falë besimit fetar.
Edhe më parë Lindsay ka shprehur interesin e saj për fetë tjera, prandaj nuk dihet sigurt nëse ajo është konvertuar në muslimane, por sigurisht se leximi i Kur’anit i ka ndihmuar asaj që ta lë alkoolin, pasi me Kur’an është i ndaluar, shkruan Daily Mail.
Në një interviste të dhënë vitin e kaluar, ajo tha se e konsideron veten si person shumë fetar dhe se me kalimin e kohës ndjehet akoma më shumë e dhënë pas fesë.
Në fillim të këtij viti, në profilin e saj në Instagram, Lindsay ka postuar disa fotografi me citate kur’anore, por më vonë i ka fshirë ato.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1431684231.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/instagram-linds_1431684293.jpg[/img]