Në Këshillin Bashkiak të Tiranës, për herë të parë një këshilltare me shami
Sot janë betuar 61 anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Mes tyre për herë të parë këtë vit është një këshilltare e mbuluar me shami, e cila përfaqëson Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Bëhet fjalë për këshilltaren Albina Nanaj, një ndër tre anëtarët e PDIU-së.
Vetëm pak minuta përpara se të niste mbledhja Nanaj ka shkruar një status në Facebook, duke iu drejtuar Zotit.
“Zoti im ma zgjero gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Ma zgjidh nyjën e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time!”.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës