Rukaja dhe Esma janë motra, ato janë të verbra, por edhe pse sytë e tyre janë të sëmurë, sytë e brendshëm i kanë të shëndoshë. Të dyja vijnë nga familja Zatut, lagjja Memerrat, zona Skikda, Algjeri. Qëllimi i tyre ishte Kur'ani, dhe për këtë ato dolën të suksesshme. Ato, brenda dy viteve, 2007-2009, e memorizuan Kur'anin, sipas dy rivajeteve, të hafsit dhe vershit. Rukaja është 33 vjeç, përqindja e verbërisë së saj është 100 për qind. Esma është 22 vjeç dhe ka përfunduar kiminë.
Çfarë ju ka shtyrë që ta mësoni Kur'anin përmendësh?
Esma: Ne i përkasin një familje fetare, xhaxhai ynë ishte imam në një xhami, motra ime Rukaja, e cili gjithashtu është e verbër, më ka ndihmuar shumë në mësimin e Kuranit, duke e dëgjuar. Dëshira ime, që ta mësoj Kur’anin vjen nga fëmijëria. Kjo ishte një nga ëndrrat e mia. Kjo dëshirë më ndiqte dhe inkurajonte që ta mësoj Kur'anin. Unë, gjithashtu, ëndërroj që ta kryej haxhin e umren, dhe ta bëj transplantimin e retinës së syrit që të kem mundësi të shoh.
Rukaja, përshkruaje udhëtimin tënd drejt mësimit të Kur’anit?
Kjo ishte periudha më e bukur e jetës sime, edhe pse në fillim ndjeja vështirësi. Ëmbëlsia e Kur’anit më bëri që t’i harroj të gjitha vështirësitë me të cilat jam ballafaquar dhe t’i përballoj të gjitha sfidat, kështu që ndonjëherë, gjatë ditës, kam qenë në gjendje të mësoj edhe nga një xhuz. Gjithë kohën time të lirë e kam shfrytëzuar në mësimin e Kur’anit.
Cila ishte koha më e përshtatshme dhe më e mirë për mësim të Kur’anit?
Esma: Nuk kishte ndonjë kohë të veçantë në të cilën do të mësonim Kur’anin, ne e mësonim atë vazhdimisht. Por, gjithsesi koha më e përshtatshme ishte në mëngjes, pas namazit të sabahut, kur mendja është i lirë nga të gjitha preokupimet e dynjasë, dhe pas ikindisë dhe akshamit, gjithashtu. Për përsëritje kam shfrytëzuar pjesën e tretë të natës, atëherë e përsërisja nga një xhuz.
Rukaja, a mund ta përshkruani ndjenjën tuaj, pas memorizimit të Kur’anit?
Në të vërtetë, Kur'ani në mua ka lënë një shenjë të thellë. Ai më ka qetësuar plotësisht. Përveç kësaj, respekti i familjes ndaj meje është rritur. Nuk mund të harroj ndihmën e motrës sime Esmas e cila edhe sot më ndihmon në përsëritjen e hifzit.
Cilat janë ambiciet tuaja?
Esma: Ambiciet tona janë pjesëmarrja në disa konkurse të mëdha ndërkombëtare të Kur’anit. Tani jemi duke punuar për t'i dhënë fund mësimit të të gjitha dhjetë kira'eteve. Dëshira jonë është ta kryejmë haxhin dhe umren dhe gjithashtu ta bëjmë transplantimin e retinës, sepse mjekët mendojnë se ka shpresë për shërim.
Çfarë mesazhi keni për fund?
Ne duam t’ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që Allahu i Madhërishëm u ka dhënë mirësinë e shikimit, ta shfrytëzojnë dhe të mësojnë sa më shumë nga Kur'ani, e pse edhe mos ta memorizojnë. Kjo nuk është aq e vështirë sa disa mund të mendojnë. Gjithashtu, duam t’i falënderojmë të gjithë ata që na ndihmuan në procesin e të mësuarit të Kur'anit.