Brenda shtatë orësh nxënësi nga Bosna e lexoi Kuranin para komisionit për hifz

Hamza Kanuriq nga Bos. Krupa më 22.10.2015, për më pak se shtatë orë ka lexuar tërë Kur'anin para Komisionit për hifz, duke fituar kështu titullin Hafiz i Kur'anit.

Kjo arritje, e cila meriton çdo lëvdatë, është realizuar me mbështetjen e pa kursyeshme të familjes së Hamzës, e në veçanti të babit, dr. Haki Kanuriq dhe nënës Enisa. Duhet theksuar se kjo familje është e njohur për lidhshmërinë e saj me Librin e Allahut, dhe se përveç Hamzës, edhe njëra nga motrat e tij është hafize e Kur'anit.
 
Hamza Kanuriq, është nxënës i klasës së parë në Medresenë e "Xhemaluddin Çausheviq" në Cazin. Arsimin fillor e përfundoi në kryeqytetin e Arabisë Saudite në Riad, ku para ditlindjes së tetë kishte përfunduar mësimin e Kur'anit përmendësh. Në vitin e dymbëdhjetë e mori ixhazetnamen për rivajetin e Hafsës. Muhafiz i Hamzes ishte hfz. Mehmed Kudiq, profesor i  medresesë së Cazinit.
 
Vlen të përmendet se babai i Hamzës, Haki Kanuriq vitin e kaluar përfundoi studimet e doktoraturës në Universitetin e Muhammed ibn Saud në Rijad me notat më të larta, dhe ndërkohë u punësua si ligjërues në Fakultetin Pedagogjik Islame në Bihaq, në lëndën e jurisprudencës islame.
 
Sa i përket suksesit madhështor në fushën e të mësuarit të Kur'anit, duhet theksuar se provimi iHamzës filloi rreth orës14:30 minuta, ndërsa përfundoi rreth orës 22:30 minuta, përfshirë këtu edhe pauzat për faljen e namazeve.
 
Babai i tij thotë se kjo nuk është hera e parë që djali i tij e lexon Kur'anin brenda një dite një ditë, ai këtë e kishte bërë edhe disa herë më parë.
 
"Suksesi i Hamzës mbi të gjitha është dhunti e Allahut, e më pastaj përpjekja e madhe dhe kombinimi i rrethanave specifike që ndikuan dhe lehtësuan të mësuarit e Kur'anit përmendësh. Vlenë të përmendet koha e gjatë e qëndrimit tonë në Arabinë Saudite, në një ambient islam, i cili lehtëson shumë gjëra që lidhen me të mësuarit e Kur'anit. Për herë të parë, leximin e Kur'anit brenda një dite Hamza e ka bërë në kuadër të programit të organizuar nga një organizatë për leximin e Kur'anit, e cila para se disa vitesh organizoinjë sfidë të quajtur "Dita e ambicieve të larta", ku të interesuarit janë ftuar që brenda një dite, prej sabahut deri në aksham, të lexojnë sa më shumë pjesë nga Kur'ani përmendsh. Në atë kohë Hamza ishte në fazën e pjekur së ruajtjes hifzit, prandaj u paraqit dhe e lexoi Kur'anin brenda dhjetë orësh. Më vonë ai mori pjesë në tre programe tjera të ngjashme, dhe çdo herë ishte në gjendje ta lexoj Kur'anin brenda një dite. Kështu që tani ne e kemi ditur se ai mund ta bëjë këtë.", tha Dr. Haki Kanuriq.



Përshtati:
Esat Rexha