Ekspozita e titulluar "Njihuni me Pejgamberin s.a.v.s.", nga autori dr. Esmir M. Haliloviq, është hapur javën e kaluar në Brus Bezistan të Sarajevës në kuadër të manifestimeve Ditët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s "Selam, ya resulallah".
Vizitorët e ekspozitës, gjatë 14 ditëve, do të kenë mundës të shohin maketën e shtëpisë ku Muhammedi a.s., jetoi 10 vjet, ku vdiq dhe ku u varros. Pastaj Xhaminë e Pejgamberit a.s., nga viti i shtatë hixhret, maketën e konfigurimit të plotë të qytetit të Medinës, dy betejat e mëdha - betejën e Uhudit dhe betejën e Hendekut të cilat janë shënuar në maketë me dimensione 2.30 metra, si dhe panot origjinale të jetës së Pejgamberit a.s.
Do të shfaqen edhe shtatë filma dokumentarë në gjuhën boshnjake që flasin për segmentet e veprimtarisë së Pejgamberit a.s., të tilla si ndërtimi i xhamisë, e në veçanti do të jetë interesant filmi dokumentar "Vdekja e Muhamedit dhe varri i tij ", i cili do të sjell shumë informacione të reja.
Qëllimi i autorit është që në Sarajevë, për herë të parë, të tregohet një lloj i tillë i paraqitjes së Islamit, dhe historisë së hershme të Islamit.
“Tetë muajt e fundit kemi punuar shumë rreth ekspozitës, derisa janë mbledhur materialet e nevojshme. Përmes kësaj duam të paraqesim sunetin e Pejgamberit a.s.. Këtë e shohim si rast ideal që në këtë kohë të islamofobisë dhe sulmeve kundër myslimanëve, ta paraqesim jetën e Pejgamberit a.s. dhe kush në të vërtetë janë muslimanët”, thotë autori Halilovic.
Pas Sarajevës ekspozita do të paraqitet edhe në qytetet tjera - Zenicë, Tuzllë, Bihaq dhe Mostar.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1450183232.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/u-brusa--bezist_1450183515.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1450183257.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1450183293.jpg[/img]