Dalai Lama: Për t’u ndaluar terrorizmi duhet ndjekur rruga e Muhamedit (a.s.)

Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama i cili është gjithashtu edhe laureat për çmimin Nobel, e ka quajtur Kur’anin libër të shenjtë dhe dhuratë shumë të çmuar nga Zoti për njerëzimin, për udhëzimin dhe mirëqenien e gjithë njerëzimit.

Sipas uebsajtit ‘Karnataka Muslim’, pikëpamjet e tij Dalaj Lama i ka shprehur në takimin e madh global të budistëve në qytetin indian Mysore. Udhëheqësi shpirtëror gjithashtu ka lavdëruar shërbimet e mëdha të Profetit Muhamed (a.s.) për njerëzimin.
”Jeta e Profetit Muhamed (a.s.) është shembulli më i mirë për gjithë njerëzimin. Ne duhet të ndjekim rrugën që e tregoi Profeti Muhamed (a.s.), në mënyrë që të krijojmë paqen në botë, ta ndalojmë terrorizmin dhe tiraninë. Mesazhi i tij i paqes, dashurisë, drejtësisë dhe tolerancës fetare do të jetë gjithmonë dritë udhëheqëse për gjithë njerëzimin“, tha Dalaj Lama, i cili në këtë takim të budistëve në Indi mori një kopje të Kur’anit në gjuhën angleze nga Presidenti qarkut Karnataka, Mushtaq Ahmed