Turqia përshtat orarin e punës për të mundësuar kryerjen e obligimeve fetare

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu njoftoi se qeveria po përgatit një marrëveshje ligjore e cila punëtorëve në institucionet publike do t’ju mundësoj pjesëmarrjen në namazin e xhumasë pa i humbur orët e punës.

“Kemi përgatitur një qarkore me anë të së cilës do të organizohet orari i punës për ditën e premte. Që të përkrahet liria e shprehjes së besimit, pa humbjen e orëve të punës”, tha Davutoglu të martën gjatë takimit të partisë në pushtet (AKP), në parlamentin turk.
Davutoglu tha se edhe ai personalisht ka hasur në vështirësi që lutjet e premtes t’i kryej në kohën e duhur.
"Kjo është një vështirësi që të gjithë ne kemi hasur nga koha në kohë gjatë gjithë jetës sonë," shtoi ai.
"Ne të gjithë e mbajmë në mend se si kemi shkuar me nxitim në namazin e xhumasë, edhe pse ajo në fakt duhet të bëhet në qetësi. Ne të gjithë e mbajmë në mend se si kemi kërkuar nga imamët që t’i shkurtojnë hytbet në mënyrë që nxënësit të kthehen në shkollë, ndërsa punëtorët në punë", tha Davutoglu.
Namazi i xhumasë është obligim për çdo mashkull të rritur e të mençur musliman, i cili duhet falet çdo të premte në xhemat, e kjo zakonisht zgjat afro 30 minuta. Shumica dërrmuese e popullatës turke janë muslimanë.