Kryebashkiaku i Londrës: Pushtimi i Spanjës nga muslimanët ka ndriçuar Evropën

Kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson ka shkruar një kolumne për të përjavshmen britanike Telegraph, ku ka thënë se “fanatikët antimusliman do të duhej të kujtojnë borxhin që ia ka Evropa kulturës së Spanjës muslimane.

Kryebashkiaku i Londrës tha se gjatë vizitës që bëri në Spanjë, në Granada, ku gjendet e famshmja Alhambra, u mrekullua nga bukuria dhe arritjet e mbretërisë mesjetare.
“Jo, nuk ka asgjë për ti shtuar Spanjës mesjetare, asaj nuk i duhet asgjë më shumë urbane apo moderne që të bëhet prototip i pluralizmit dhe tolerancës. Por, ajo që askush nuk mund ta mohoj, edhe po të dojë, është ndikimi i muslimanëve që sunduan në këtë epokë. Ka qene pikërisht lulëzimi intelektual i kalifatit të Kordobës ai që ka mbrojtur tekstet e vjetra greke, dhe ka vënë në lëvizje Renesansën Evropiane. Arkitektura islame e Granadas është thjeshtë mbresëlënëse.”
Dhe duke cituar frikën mbi të ashtuquajturin “ekstremizëm islamik në Evropë”, Johnson shkroi: ” Në mes të gjithë kësaj zymtësie dhe frike … vlen të kujtohet dhe përmendjet një epokë në të cilën një kulturë specifike islame ka dhënë një kontribut të madh dhe të pavdekshëm për qytetërimit evropian. /mesazhi/