Shtatëvjeçarja Maariya nga Lutoni, Angli, për dy vite është bërë hafize e Kuranit.
Kuranin filloi ta mësoj në moshën 5 vjeçare, kur e memorizoi suren Jasin gjatë sfidës humanitare për mbledhjen e fondeve për Sirinë. Menjëherë pas kësaj ajo memorizoi xhuzin e fundit të Kuranit në Medresenë lokale.
Nëna e saj e vërejti se Maariya shumë shpejtë mban në mend, prandaj dëshira e saj ishte që Maariya të bëhej hafize. Pasi që në afërsi nuk kishte kush t’ia mësonte hifzin, ajo vendosi që vetë ta shpie vajzën në udhëtimin e saj drejt hifzit, por kjo nuk ishte aspak lehtë sepse duhej durim i madh nga të dyja anët.
"Isha e tronditur dhe shumë e emocionuar, por gjithnjë me shpresë se Allahu do t’më jepte durim që t’i tejkaloj të gjitha", thotë nëna e hafizes.
Orari i saj ishte shumë i ngjeshur. Ajo mësonte nga pesë orë, në kohën para shkollës mësonte diçka të re, kohën pas shkollës lexonte atë që ka mësuar, ndërsa periudhën e tretë, në mbrëmje, e shfrytëzonte për përsëritje.
Për ta motivuar Maariyan, nëna i thoshte se ajo mund të zgjedh çfarëdo shpërblimi pas përfundimit të një pjesë të Kuranit.
Shpeshherë ajo zgjidhte dhurata të thjeshta, si lodra, libra për ngjyrosje ose ushqim në restorant.
Mundi i tyre u shpërblye pas dy viteve, kur në moshën shtatëvjeçare Maariya e memorizoi tërë Kuranin.
Nëna thotë se për shkak të arritjeve të vajzës së saj ajo është “nëna më krenare që ec në tokë”, dhe se ajo gjithnjë lutet që ajo “gjithmonë ta jetoj atë që ka mësuar.”
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/maariya-2_1454326764.jpg[/img]