Shamia ishte e vetmja pengesë për palestinezën 124 vjeçare, Merjem Hamdan Ammash, që të hyjë në Librin Gines si gruaja më e vjetër në botë.
Mejrem Hamdan Ammash nga Haifa, e cila pesë herë ka qenë në haxh dhe dhjetë herë në umre, refuzoi të përmbush kushtin e ekipit të Ginesit që ta heq hixhabin dhe të dal para kamerave, dhe kështu të “hyj në përjetësi", me hyrje në Librin e Rekordeve të Ginesit.
Islami grave të moshuara muslimane ua lejon heqjen e hixhabit. Por, historia e saj është një shembull i lartë i moralit, dhe një dëshmi që besimi nuk është në shitje edhe nëse të ofrohet e gjithë dynjaja.
Kur përfaqësuesi i Librit të Ginisit i tha se mund të bëhet e njohur, ajo iu përgjigj me pyetjen: "A do të me bëjë kjo të lumtur?" Me pak hezitim, ai u përgjigj se ajo dhe familja e saj kanë mundësi të jenë të lumtur. Pastaj ajo e pyeti: "Sa vjeç jeni?"
Ai u përgjigj: "43".
Ajo qeshi dhe e pyeti: "Dhe nuk je musliman"
Kjo e habiti njeriun. Prandaj e pyeti se çfarë rëndësie ka kjo. Merjemja iu përgjigj: "Qenke mjaft i moshuar të dallosh çfarë është e drejtë e çfarë jo, por nuk je musliman. Kjo do të thotë, ose je shumë e ri për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra, ose je me të meta. Sepse vetëm fëmija ose njeriu me të meta mund të besojnë se fama mund ta bëj të lumtur në mesin e të vdekshmëve siç është ai, duke rrezikuar të poshtërohet para Krijuesit."
“Prandaj, çfarë duhet të zgjedh. Të jem e famshme në mesin e atyre që nuk janë të famshëm, apo e famshme në mesin e atyre me të cilët është i kënaqur Krijuesi? Nëse nuk mund të përgjigjesh, shko rritu dhe fillo të mendosh, dhe të premtoj se nuk do të vdes derisa të kthehesh", i tha Merjemja me shaka.
Për çudi, shtatë muaj më vonë, ky njeri e përqafoi Islamin, ndërsa Merjemja pas katër muajve ndërroi jetë.
Merjemja vdiq më 27 janar 2013, pa hyrë në librin e rekordeve si gruaja më e vjetër.
Sipas dokumenteve zyrtare Merjemja kishte çertifikatën e lindjes dhe letërnjoftimin turk, ku shkruante se ka lindur në vitin 1888, gjë që e bën ende si gruaja më e vjetër në botë. "Ky fakt është i pa dyshimtë dhe këtë e kanë konfirmuar të gjithë zyrtarët të cilët vizituan gjyshen time, dhe kjo është e dokumentuar brenda familjes", thotë nipi i saj Mehdiu.
Merjemja kishte katër djem dhe pesë vajza, e nga këta më shumë se 600 pasardhës.
Ai thekson se gjyshja e tij ishte një enciklopedi gjatë sundimit turk në Palestinë në mandatin britanik. "Deri vonë, ajo na tregonte mijëra tregime rreth jetës së palestinezëve nën sundimin turk dhe osman, si dhe për luftërat në rajon", thotë Mehdiu.
Edhe sot e kësaj dite, ende është mister pse Librit të Ginesit i është dashur që gruas së moshuar t’ia heq hixhabin.
Përshtati: Esat Rexha
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1454331604.jpg[/img]