Presidenti amerikan Barak Obama në Baltimor, gjatë vizitës së tij të parë në një xhami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se që nga themelimi i vendit muslimanët janë pjesë e Shteteve të Bashkuara.
Obama citoi Thomas Jeffersonin dhe fjalët e tij mbi lirinë e fesë, duke kujtuar se babai themelues i Shteteve të Bashkuara kishte një kopje të Kur`anit.
Ai theksoi se muslimanët kryejnë detyrë në policisë, në shërbime të inteligjencës dhe ushtri, duke bërë përpjekje që SHBA-të të jenë një vend i sigurt.
"Retorika anti-muslimane në Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të jetë e mirëpritur", ka thënë Obama. “Është e pamohueshme se një pjesë e vogël e njerëzve ecin me një vizion të gabuar për Islamin, duke mbështetur lajmin e rremë se perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara janë në luftë me Islamin”.
Ai tha se muslimanët janë duke bërë përpjekje të mëdha që Shtetet e Bashkuara të jetojnë në liri dhe paqe.
"Ju jeni muslimanë dhe amerikanë", tha Obama, duke shtuar se Islami është një fe që ndalon terrorizmin, dhe falënderoi muslimanët që Amerikën e bëjnë të fortë dhe të bashkuar. "Islami ushqen traditën e cila rekomandon respekt për të tjerët".
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1454667246.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1454667312.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1454667329.jpg[/img]