Shqiptarët e Xhamise ne Zvicrës dhurojnë gjak për Spitalin kantonal të Aargaus

Më datë 20.02.2016 në Spitalin Kantonal të Aargaus në qytetin Aarau u realizua aktiviteti humanitar i dhurimit të gjakut nga bashkëvendasit tanë me origjinë shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Presheves, të gjithë këta anëtarë të Xhamisë së Bardhë në Aarburg të Zvicrës, shkruan në faqen informuese të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, uais.ch.

Sipas “aktivistëve të Xhamisë së Bardhë, që kryesisht ka praktikantë shqiptarë, rreth 20 persona morrën pjesë në mënyrë vullnetare për të dhuruar gjak, përcjell botasot.info.

Duhet theksuar që ky aktivitet zhvillohet në mënyrë tradicionale çdo vit nga Xhamia e Bardhë Aarburg, me ç’rast donatorët janë tejet të lumtur dhe institstojnë që ky aktivitet edhe më tepër të zgjerohet.

Dhurimi i gjakut bëhet për nevojat e Spitalit Kantonal të Aargaus, por duhet theksuar që ka raste kur aktivitstët tanë me ftesë të spitalit dhurojnë gjakë deri në tre herë brenda vitit.

Që ky aktivitet të ketë vazhdimësi, pos vetëdijës së lartë të donatorëve dhe zemërgjerësisë e humanizmit së tyre, pozitivisht ka ndikuar edhe mobilizimi i imamit te xhamise, Nehat Ismailit, dr.Mentor Bilallit si dhe dr.Shaip Kadriu të cilët janë të punësuar në këtë spital.

„Ti ke zemër, dhuro një pikë gjak“ ishte moto e këtij viti, që do të vazhdoj edhe shumë vite të tjera, duke dëshmuar humanizmin e kombit shqiptarë me vepra konkrete në panoramën më të bukur të Europës siç është Zvicra, shkruan në njoftimin e besimtarëve.

Kryesia e Xhamisë së Bardhë në fund ka falenderuar gjithë pjesëmarrësit me shpresë që “Zoti i plotëfuqishëm ti shpërblejë me mirësitë e Tij.”