Në Turqi emërohet guvarnatorja e parë me shami
Neslihan Kisa është emëruar gurvernatore në provincën Eskishehir të Turqisë, dhe kështu bëhet guvernatorja e parë me shami në vend.
25 vjeçarja Neslihan Kisa ka përfunduar fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Stambollit me rezultatet më të larta.
Deri në vitin 2013 në Turqi ishte në fuqi ndalesa e shamisë në institucionet publike.
Në vitin 2010, partia në pushtet AKP shfuqizoi ndalimin e shamisë në universitete. Më 30 shtator 2013, AKP hoqi ndalimin shumëvjeçar të shamisë në institucionet publike, si pjesë e paketës së reformave që ka për qëllim përmirësimin e demokracisë dhe lirinë qytetare.
Përmes kësaj pakete u hapën dyert e institucioneve shtetërore për gratë me shami.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës