Muslimanja merr çmimin mësuesja më e mirë në Danimarkë

Loris El-Haj është një muslimane daneze që ka marrë çmimin mësuesja më e mirë në këtë vend falë angazhimit dhe përpjekjeve të saj në ndihmën e fëmijëve refugjatë në shkollat fillore.

Ajo u zgjodh në mesin e 430 mësimdhënësve në kategorinë e shkollave fillore.
El-Haj i pëlqen ta zhvilloj dhe ta përmirësoj mësimin që nxënësit të kenë mundësi të mësojnë dhe ta kuptojnë në mënyra të ndryshme.
El-Haj është një refugjate e cila në moshën 15 vjeçare erdhi në Danimarkë nga Libani. Pasi ardhjes në Danimarkë, ajo kujton qëllimin që ajo kishte vendosur për veten që t’i mësoj nga 50 fjalë të reja, çdo ditë. Pas katër vitesh, ajo u regjistrua në klasën e 8-të të zakonshme daneze. Ndërsa sot, njëzet e pesë vite më vonë, ajo punon me fëmijët refugjatë, duke i ndihmuar ata që ta mësojnë gjuhën daneze në mënyrë të shpejtë.
“Fjalori i tyre është shumë i kufizuar”, thotë El-Haj për refugjatët e rinj.
“Si mësuese, unë duhet t’i ndihmoj që ta zhvillojnë këtë fjalor. Unë kam qenë edhe atje, prandaj e di se sa vështirë është që të gjinden të gjitha këto kuptime”, shtoi ajo.
Bidar është një refugjat 16-vjeçar, i cili një vit e gjysmë më parë u largua nga Siria. Ai është një nga nxënësit që ndohmohen nga El-Haj . Bidar ka përfunduar klasën e 9-të në Siri, para se ai dhe familja e tij ikin për në Danimarkë.
“Është vështirë për mua të shkoj në shkollë dhe të mësoj diçka të re, por mësuesja jonë gjithmonë thotë, në qoftë se ju thoni se është vështirë, atëherë ju kurrë nuk do të mund të mësoni.”
Për nxënësit, dëshmitarë të luftës, nuk është aspak lehtë, por me ndihmën e mësueses El-Haj, ata po përpiqen ta harrojnë të aluarën dhe të mësojnë gjërat e reja që do t’ju nevojiten në të ardhmen.
“Ajo na jep guximin, që të harrojmë të kaluarën dhe të mësojmë gjëra të reja”, thotë Bidar.