Gjykata në Augsburg, Shteti Federal i Bavarisë në Gjermani, ka lëshuar një vendim sipas të cilit ndalimi i shamisë në punë në këtë vend është i pa pranueshëm, njofton Spiegel.
Shqyrtimin e aktëgjykimit e ka kërkuar studentja e drejtësisë Aquile Sandh. Gjykata me gjykimin e ri ka anuluar vendimin e miratuar tetë vite më parë.
Në vendimin e ri thuhet se rregullorja e ministrisë së drejtësisë nga viti 2008, në të cilin bazohet vendimi i mëparshëm nuk hyn në liritë fetare dhe arsimore, prandaj bartja e shamisë nuk mund të ndalohet.
Gjatë kërkesës së shqyrtimit të apelit Aquile Sandh kishte thënë se ndjehet e diskriminuar në punë për shkak të vendimit të mëparshëm, prandaj ka kërkuar një dëmshpërblim prej 2. 000 eurove.
Gjygjtarët e gjykatës në Augsburg kërkesën e saj e kanë vlerësuar si të arsyeshme, prandaj edhe morën vendimin për anulimin e ndalimit të shamisë në punë.