Muslimanët francez marrin pjesë në meshë në shenjë solidariteti

Muslimanët anembanë Francës iu përgjigjën thirrjes për pjesëmarrje në meshat e së dielës, në të gjitha kishat e vendit, në shenjë solidariteti pas vrasjes së priftit 84-vjeçar Jacques Hamel, shkruan Le Monde.

Shërbesa të posaçme fetare u mbajtën në Rouen, si dhe në katedralen e famshme Notre Dame në Paris.
Mjaft i prekur, kryepeshkopi i Rouenit Dominique Lebrun, foli për një gjest të rëndësishëm vëllazërie.
"Sot mirëpresim miqtë tanë muslimanë, të cilët kanë shprehur dëshirën për të na vizituar. Na është thënë, e unë besoj realisht se u treguan të sinqertë, se nuk ishte Islami ai që e vrau At Hamelin”, tha kryepeshkopi Lebrun.
Këshilli i Komunitetit Musliman e dënoi vrasjen e priftit 84-vjeçar dhe bëri thirrje për unitet mes komunitetit musliman dhe të krishterë të vendit.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Itali. Siç raportojnë mediat italiane mbi 15 mijë veta kanë marrë pjesë në lutjet e të dielës, ku muslimanët dhe të krishterët bënë apel për më shumë dialog mes feve.