Mik i vërtetë është ai i cili gjithmonë të vie pranë

Pas përfundimit të betejës, ushtari i drejtohet komandantit të vet duke i thënë:

- Miku im nuk u kthye nga beteja. Kërkoj nga ju komandant të më lejoni që ta kërkoj dhe të shoh çfarë ka ndodhur me të.
Komandanti refuzoi t’i jep leje duke i thënë ushtarit:
- Nuk dëshiroj që ti ta rrezikosh jetën tënde për një njeri i cili padyshim që deri më tani është vrarë.
Por, edhe pas kësaj, ushtari shkoi të kërkojë mikun e vet pa marrë parasysh në paralajmërimin e eprorit të tij.
Pas disa orëve u kthye nga kërkimi për mikun e tij. Ishte i plagosur rëndë, por në krahët e tij e barte trupin e vdekur të mikut të tij.
Eprori i tij i tha me krenari dhe me zë të lartë duke e vlerësuar mendimin e vet se ka pasur të drejtë:
- A nuk të thashë ushtar se miku yt është vrarë?! E tani më shpjego a ia ka vlejtur që ke shkuar për ta sjellur trupin e vdekur të miku tënd duke vënë në rrezik jetën tënde?
Ky ushtar krenar dhe i sinqertë, por me dinjitet u përgjigj:
- Komandant, kur e gjeta mikun tim, ende ishte gjallë dhe arriti të më thotë:
- Isha i bindur miku im, që do të vije për mua!

Miku i vërtetë është ai i cili gjithmonë të vie pranë, bile edhe kur gjithë tjerët largohen nga ti!



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi