Biseda e binjakëve në barkun e nënës

Njëri prej tyre beson, ndërsa tjetri jo:

"A beson në jetën pas lindjes?" pyet njëri tjetrin.

"Sigurisht se po, është e qartë se ekziston jeta pas lindjes. Ne jemi këtu për t’u bërë të fortë dhe të gatshëm për atë që na pret pas", tha ai që beson.

"Kjo e gjitha është absurditet. Nuk ka jetë pas lindjes.", thotë ai që nuk beson. "A mund ta imagjinosh se si mund të duket ajo jetë?"

"Unë nuk i di të gjitha detajet, por atje do të ketë më shumë dritë, gëzim, dhe ne, për shembull, do të ushqehemi me gojët tona"

“Kjo është qesharake. Ne ushqehemi përmes kordonit umbilikal (kërthizës). Askush nuk ka ardh nga atje. Jeta thjesht mbaron me lindje."

"Unë nuk e di saktësisht se si do të duket jeta jonë pas lindjes, por në çdo rast ne do ta shohim nënën. Ajo do të kujdeset për ne."



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

"Nëna? Ti beson në nënën? E ku ndodhet ajo?"

"Po. Ajo është kudo, rreth nesh. Falë saj ne jetojmë, pa të ne nuk do të ekzistonim."

"Gjë e pakuptimtë. Unë nuk shoh ndonjë nënë, prandaj jam i bindur se ajo nuk ekziston fare."

"Jo, unë nuk pajtohem. Sepse nganjëherë, kur gjithçka rreth nesh heshtet, ne e dëgjojmë atë duke kënduar dhe e ndjejmë duke përkëdhelur botën tonë. Unë besoj se jeta jonë reale do të fillojë pas lindjes."

E ti, a beson?


Nuk ka artikull para ketij.
Artikulli radhës
Dy thasë