Grave të cilat paraqiten në kostume banje të njohur si burkini do t’ju kërkohet ta heqin dhe ta zëvendësojnë me veshje më të përshtatshme. Kush nuk i bindet kërkesës dhe refuzon të lërë plazhin do të përballet me një gjobë prej 38 euro.
"Qasja në plazhe i ndalohet secilit person që ka veshje të papërshtatshme që nuk respekton moralin dhe sekularizmin. Veshje e cila paraqet përkatësinë fetare, në kohën kur Franca dhe vendet e shenjta janë caqe të sulmeve terroriste, mbart një rrezik të prishjes së rendit publik", shkruan në vendimin i cili, në vlugun e sezonit turistik, është nënshkruar nga bashkiaku i qyteti bregdetar Kan, David Lisnar.
Autoritetet e qytetit kanë miratuar rregulla të reja për shkak të frikës së sigurisë pas sulmeve të ekstremistëve islamikë në Nicë dhe në Kishën Katolike në veriperëndim të vendit muajin e kaluar. Të kujtojmë në sulmin në Nicë, janë vrarë 85 persona , ku një e treta ishin muslimanë.
Për Kryetarin Lisnara, burkini "nuk është simbol i fesë muslimane, por i ekstremizmit islamik" dhe mund të shkaktojë keqkuptime, raporton shërbimi publik britanik.
Edhe qyteti jugperëndimor Leucate dhe bashkiaku Michael Py do të nënshkruajnë një dekret civil që ndalon burkinën në të gjitha plazhet publike. Dekreti do t’ju ndalon qasje në plazhe "të gjithë personave të cilët janë të veshur në mënyrë të përshtatshme dhe nuk i respektojnë parimet e sjelljes morale dhe higjienës, si dhe sekularizmit".
Vendpushimet e njohura turistike Pas-de-Calais dhe Le Touquet, kanë ndaluar gjithashtu veshjen e burkinit në plazhet publike, ky vendim erdhi pasi që në Pas-de-Calais është parë një grua me pelerinë dhe doreza duke hyrë në det .
Qyteti Sisco në Korsikë gjithashtu ka ndaluar burkinin pas një zënke të ashpër në një plazh në mes të popullatës lokale dhe një familje nga Afrika e Veriut. Incidenti ndodhi kur një burrë u përpoq të fotografoj një grua në burkini.