Ministri gjerman bën thirrje për ndalimin e pjesshëm të burkës

Ministri i Punëve të brendshme të Gjermanisë Thomas Maizier, mes një debati të ashpër rreth integrimit, tha se përkrah një ndalim të pjesshëm të burkës, duke theksuar se mbulimi i tërësishëm i fytyrës ‘nuk i përket’ Gjermanisë.

“Jemi dakord që ta ndalojmë burkën, jemi dakord që ta aprovojmë një ligj i cili detyron paraqitjen e fytyrës në vendet ku kjo është e nevojshme për bashkekzistencën e shoqërisë sonë– në transportin publik, zyrat publike, shkolla, universitete, shërbime civile dhe në gjykata.”, "tha ai pas takimit me kolegët regjional të partisë konservative, njofton AFP.
De Maiziere për televizionit shtetërorë tha se mbulimi i tërësishëm i fytyrës “nuk i përket vendit tonë kozmopolit”.
“Ne duam që t’ia tregojmë fytyrat tona njëri tjetrit. Kjo është arsyeja pse ne jemi dakord që ta ndalojmë burkën – vetëm se duhet ta shohim mundësinë se si ta bëjmë me ligj.”
De Maiziere ka thënë se ndalimi i burkës vetëm në rrethana të caktuara do të ketë mundësinë të marr miratimin e parlamentit.