Erdhi për të vjedhur, por ne ia vodhëm zemrën e tij
Hyri hajni në shtëpinë e Malik b. Dinarit r.a., por u dëshpërua tepër kur vërejti se nuk ka asgjë për të vjedhur.
Hasi Malikun i cili posa e përfundoi namazin, qetë i tha: “Erdhe për pasuri të dynjasë të cilën nuk e gjete. A mund të ofroj diç nga furnizimi për ahiret?”
Hajni u ul dhe filloi të dëgjojë.
Ishte aq i tronditur nga fjalët e Malikut saqë shkoi me të në namaz të sabahut. Njerëzit në xhami mbetën të habitur me ardhjen e imamit të asaj kohe me hajnin e mirënjohur.
E pyetën Malik b. Dinarin r.a.: “Si është e mundur kjo?”
Ai u përgjigj: “Ai erdhi tek ne për të vjedhur, por ne ia vodhëm zemrën e tij.”
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës