Shkodran Mustafi: Valencias i dhashë një mësim të mirë

Futbollisti i Arsenalit, Shkodran Mustafi, në një intervistë të publikuar dje në britaniken “The Sun”, ka folur për incidentin me shishen e birrës në Valencia.

24-vjeçari Shkodran Mustafi, besimtar i devotshëm musliman, ka pasur një betejë me një shishe, të cilën e humbi, kur një sponsor birre e vendosi para tij gjatë një konference për mediat të ish lojtarit të Valencias.
Mbrojtësi i lindur në Gjermani, me prindër shqiptarë, nuk ishte i kënaqur me këtë incident dhe nuk pranoi të flasë me mediat deri sa shishja të hiqej. Megjithatë, ai u detyrua të tërhiqet teksa shishja e birrës Estrella, sponsori kryesor i Valencia–s, duhet të kapej nga kamerat.
Mustafi, iu ofrua një birrë gjatë një feste te Everton, por mbrojti i Arsenalit tha: “Unë e fitova betejën në fund, ju e dini”.
“Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se po e bëj këtë se po i bëj reklamë birrës”.
“Në fund, shishja qëndroi aty ku ishte, por klubi dhe kompania e birrës më kërkuan falje, sepse ata e kuptuan se alkooli për një mysliman nuk është i pranuar në asnjë formë”.
“Dhe morali është se besimet e tilla tashmë respektohen në Valencia”, ka thënë Mustafi.
“Të jesh një mysliman është shumë e rëndësishme për mua, më e rëndësishme se çdo gjë”, ka thënë lojtari i Arsenalit.