ish mis Kirgistani trondit opinionin me hixhabin e saj

Ish kandidatja për ‘Miss bota’ detyrohet të mbroj veten pas publikimit të pamjes së saj të re me hixhab.

Në mesazhin e saj drejtuar fansave, Aikol Alikzhanova nga Kirgistani thotë se mënyra se si ajo vishet është zgjedhja e saj, dhe u bën thirrje atyre që ta respektojnë vendimin e saj.
Alikzhanova në vitin 2014 ka fituar titullin ‘Mis Kirgistani’ dhe në bazë të kësaj konkurroi për ‘Mis Bota’.
Pas publikimit të vendimin të saj në mediat sociale, ajo tha: "Unë jam e lumtur, sepse jam muslimane. Ju nuk duhet të shqetësoheni për jetën time, ju keni jetë tuaj.
Disa prej jush më qeshin, disa më ofendojnë, por unë do të vazhdoj jetë time ... Unë nuk jam armik i juaj, përkundrazi, unë jam mike dhe motër e të gjithë muslimanëve të botës! Të gjithë ju (që nuk jeni muslimanë) gaboni duke na paragjykuar. Unë lus Allahun që t'ju falë gabimet tuaja ... mos i ofendoni dhe poshtëroni ata që ju bëjnë mirë."
Kirgistani është vend ku jetojnë gjashtë milion njerëz, shumica prej tyre janë muslimanë, afro 80 përqind.
Edhe pse shumica e fansave të saj e kanë mbështetur, disa prej tyre kanë kërkuar të dini nëse ajo është detyruar të vesh hixhabin, gjë të cilën ajo e ka mohuar.
"Përgjigja në pyetjen rreth hixhabit - Po, unë jam mbuluar. Kjo, për mua, ishte një zgjedhje e rëndësishme", ka shkruar ajo.
"Jam shumë e lumtur dhe e kënaqur! Po, unë kam lindur si Kirgistaneze. Besimi im nuk ka rëndësi. Jini të sjellshëm me njëri-tjetrin dhe mësoni se çfarë është respekti".
Alikzhanova thotë se ai ende ka ambicie për t'u bërë aktore filmi, por që do të marr në konsideratë vetëm rolet që e lejojnë të mbaj hixhabin.
Nëse kjo dështon, ajo thotë se do t’i përkushtohet bamirësisë dhe dizajnimit të veshjeve për gratë muslimane.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip