Maqedoni: AAG mbajti Konferencën e Parë Ballkanike

Asociacioni për Afirmimin e Gruas mbajti Konferencën e Parë Ballkanike me temë “Pozita, sfidat dhe perspektiva e gruas në Ballkan”.
Konferenca u mbajt në hotel “Bushi Resort & Spa'”, në Shkup.

Konferencën e hapi kryetarja e AAG-së, Ajgyl Sulejman, e cila përshëndeti panelistët dhe pjesëmarrësit. Fjalë rasti patën edhe mysafiret: Rashida Nefzi, përfaqësuese e Federatës së Organizatave Islame në Europë, Mirela Hiros nga Forumi Europian i Grave Myslimane dhe Melek Çakërollu nga organizata “KADEM” nga Turqia.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve, të organizatave ndërkombëtare dhe vendase e të shoqërisë civile. Konferenca u realizua me katër sesione, ku në secilin prej tyre nga tre ligjërues trajtuan temën nga këndvështrime të ndryshme.

Ligjëruesit e kësaj konference ishin: Prof. dr. Ali Pajaziti, Mr. Ferid Piku, Dr. Bashkim Aliu, Mr. Failla Pashiç Bishiç, Prof. dr. Sefer Tahiri, Prof. dr. Agron Kurtishi, Mr. Esra Gyltekin, Doc. dr. Drita Mamuti Fazlija, Prof. dr. Afrim Osmani, Dr. Anjeza Xhaferaj, Prof. Ana Stamou, Labinotë Demi Murtezi. Secili nga ligjëruesit trajtuan tema të ndryshme që kishin të bëjnë me pozitën, sfidat dhe perspektivën e gruas në Ballkan nga e cila dolën këto rekomandime.

- Efekti negativ i traditës në avancimin e pozitës së gruas në shoqëri
- Një ndër arsyet kryesore kontribuuese në margjinalizimin e femrave në jetën publike është mungesa e vullnetit politik të lidershipit partiak që të fusin kandidate femra në listat e tyre si dhe të bëjnë përzgjedhjen kadrovike për udhëheqjen me institucionet me relevante në shoqëri. (te hiqen kuotat)
- Shoqatat e ndryshme për avancimin e femrave në mbarë shtetet Ballkanike luajnë rol shumë të rëndësishëm për ngritjen e pozicionit të femrës, por fatkeqësisht këto organizata, shoqata, asociacione nuk kanë përkrahjen institucionale dhe ekonomike që të ketë mundësi që më shumë të punojnë në realizimin e objektivave të tyre. Fatkeqësisht ata janë më shumë të dënuar që përmes donacioneve të zhvillojnë aktivitete.
- Mediat paraqesin fuqinë botërore dhe luajnë rol të madh formimin e opinionit publik në përgjithësi, andaj është me se e nevojshme vendosja e standardeve redaktuese.
- Shtetet duhet të krijojnë mekanizma konkret për të luftuar bigaminë apo poligaminë ilegale, meqë normat nacionale nuk parashohin ndonjë procedurë për vërtetimin e këtyre fenomeneve e veçanërisht pasi që tani më legjislacioni ka bërë barazimin e gruas ligjore me atë jashtëmartesore, barazimin e fëmijëve të lindur në martesë dhe atyre në bashkësi jashtëmartesore, ka barazuar të drejtat e tyre për trashëgimi dhe në Kodin penal ka paraparë që bigamia është vepër penale, por nuk ka paraparë procedurë konkrete për të dënuar atë.
- Ngritja e kapaciteteve institucionale dhe profesionale brenda OJQ-ve.
- Vetndërgjegjësimi në mosha të reja përmes trajnimeve nga specializant të fushave të ndryshme.
- Pozicioni inferior ekonomik i gruas.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1476779008.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1476779044.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1476779024.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1476779058.jpg[/img]