Grabitet xhamia “Ebu Beker”, në Shkodër
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, dy persona të paidentifikuar kanë grabitur xhaminë “Ebu Beker” në qendër të qytetit të Shkodrës.
Autorët kanë shpërthyer me levë derën e xhamisë dhe më pas kanë hapur kasafortën, nga ku kanë marrë lekët. Nuk dihet shifra e parave të grabitura. Parate ishin donacione nga besimtarë të ndryshëm.
Ne videon e grabitjes duken dy autorët të pamaskuar me sende të forta në duar teksa i drejtohen xhamisë.
Policia po punon për identifikimin e dy grabitësve falë edhe pamjeve filmike/shkodra.news/
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës