Banka shtetërore e Marokut "Credit Agricole" ka marrë leje nga Ministria e Financave për themelimin e një degë islamike në partneritet me Islamic Development Bank (IDB)
Banka Qendrore e Marokut është në fazën përfundimtare të krijimit të një sistemi financiar islam, dhe pritet që bankat e para islamike të fillojnë punën në fillim të vitit 2017. Deri në fund të muajit qershor, Banka Qendrore e Marokut ka marrë dhjetë aplikacione. Deri në fund të vitit pritet që edhe disa banka të tjera islamike të marrin licencën për të vepruar.
Më parë, Maroku ka vendosur legjislacionin që lejon themelimin e bankave islamike, si dhe Bordin Kombëtar sheriatik i cili do të mbikëqyr punën e tyre. Për shkak të ndjeshmërisë së lëvizjeve islamike, ky shtet ka refuzuar prej kohësh idenë e krijimit të një sistemi financiar islam.
Megjithatë, qëndrimin i qeverisë ka ndryshuar duke marrë parasysh që Marokut aktualisht i mungojnë investitorët dhe ndihet mungesa e likuiditetit në sistemin financiar. Financat Islame mund të tërheqin edhe njërën edhe tjetrën. Sistemi bankar islam në dhjetë vitet e fundit ka arritur rritje të fortë në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Azinë Juglindore.
Bankat islamike në legjislacion e ri janë quajtur "banka pjesëmarrëse".