Vendimi i Gjykatës Rajonale në Mern-Mittelland në favor të gruas muslimane që ka paditur kompaninë nga e cila ajo u shkarkua për shkak të shamisë ka tërhequr vëmendjen e mediave në Zvicër.
E përjavshmja zvicerane ‘Le Matin Dimanche’ thotë se është vendimi i parë i këtij lloji në këtë vend.
Gazeta thotë se bëhet fjalë për 29-vjeçaren Abidi me origjinë nga Ballkani, e cili për gjashtë vite ka punuar në pastrim kimik. Ajo u largua nga puna në fillim të vitit 2015, kur filloj të mbaj shaminë, me shpjegimin se ajo rrezikon masat e higjienës.
Gjykata zvicerane ka dhënë vendimin në të cilin thuhet se kompania ka shkelur të drejtat dhe liritë e punëtores dhe se asaj duhet t’i paguhet kompensimi në shumë prej tetë mijë franga zvicerane (7.400 euro) dhe tri paga mujore.
Zëdhënësi i Federatës së Shoqatave Islamike në vend, Onder Gunes, tha se vendimi i gjykatës për ta përkrahur këtë grua të pafuqishme është një shembull pozitiv i të drejtave dhe lirive të njeriut. "Nuk duhet të jetë me rëndësi nëse gruaja bart shaminë ose jo, me rëndësi është që ajo të bëj punën për të cilën paguhet", tha Gunes.
Paralelisht me këtë, në fund të muajit të kaluar, Parlamenti zviceran miratoi vendimin i cili ua ndalon grave muslimane burkan në vendet publike.