Mësimdhënësja e matematikës Fatmire Bujupi, e cila u përballë më një situatë aspak të këndshme për shkak të mbulesës së saj dhe e cila mori kritika nga prindërit dhe nxënësit e shkollës fillore “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, ka gjetur përkrahjen nga sociolog, analist dhe një jesë e madhe e qytetarëve të vendit të cilët po e konsiderojnë të padrejtë dhe gabim mendimin e këtyre prindërve, pasi një arsimtare e tillë e cila thjesht kryen punën e saj me vullnet dhe mban shami në kokë, nuk mund të shfaq anë negative tek një nxënës.
Ndonëse të njëjtës po i pamundësohet mbajtja e mësimit në atë shkollë nën arsyetimin e prindërve për siç thonë ata, frika se Bujupi do mbajë ligjërata për fe në orën e mësimit, po shihet e padrejtë dhe shkelje flagrante e abuzive të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Vetë Arsimtarja, Fatmire Bujupi , thotë se po i bëhet e padrejtë nga nxënësit e prindërit, pasi ajo ligjëron lëndën e saj si të tjerë mësimdhënës.
Edhe drejtori i arsimit në Malishevë Avdi Morina, ka thënë se kjo mësimdhënëse ishte më e kualifikuara prej kandidatëve të tjerë, megjithatë kjo çështje ende nuk është zgjidhur as nga Ministria e Arsimit.