“Inshallah”, këngë e re e Sting që u dedikohet refugjatëve

Këto ditë, këngëtari dhe aktori i mirënjohur anglez Gordon Sumner i njohur me nofkën ‘Sting’ ka nxjerr një album, në të cilin gjendet edhe kënga që titullohet “Inshallah”, e që u dedikohet emigrantëve, sakrificës dhe rrugëtimit të tyre drejt Perëndimit për të ikur nga sprovat dhe fatkeqësitë që po ndodhin në vendet e tyre.

Kënga flet për një varkë dhe një familje emigrantësh të cilët rrezikojnë jetët e tyre për një të ardhme më të qetë dhe më të sigurt.
Për krizën e refugjatëve Sting thotë se nuk ka ndonjë qëndrim politik, por mendon se të tjerët duhet të tregohen më të ndjeshëm sepse kjo i prek të gjithë.
Sipas tij të gjithë njerëzit janë emigrantë në një formë apo tjetrën, duke e e pranuar se edhe vetë ai është emigrant në vendin e tij.
Arsyeja që e nxiti që këngën ta titullonte “Inshallah” është pikërisht kuptimi i kësaj fjale madhështore “Në dashtë Zoti”, fjalë që arabët dhe muslimanët në përgjithësi e përdorin para se të kryejnë një punë përfundimin e së cilës ia dorëzojnë në dorë të Zotit.
“Kur ikin nga zona e luftës dhe drejtohen për një rrugët të panjohur, refugjatët thonë “inshallah”. Për mua ky është një dorëzim i plot që përfshin guximin, nënshtrimin dhe shpresën, thotë Sting, i cili e vlerëson gjuhën dhe kulturën arabe në përgjithësi.
Sipas tij, kultura arabe i ka dhënë botës perëndimore shkencën, astronominë, muzikën dhe artin.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip