Të premten, Ginella Massa e lindur në Panama, u bë prezantuesja e parë e lajmeve me shami në Kanada.
Ajo këtë ngjarje e quajti si "hap i rëndësishëm" për veten dhe vendin.
“Gjejeni se kush do t’i prezantoj sonte lajmet kryesore? Kjo nuk është një punë e madhe vetëm për mua personalisht, me aq sa di unë deri më sot asnjë grua me shami nuk i ka prezantuar lajmet për një kompani të madhe televizive në Kanada.” kishte shkruar Ginella në llogarinë e saj në Facebook
Ky është suksesi i dytë i madh për Ginella Massa-n e cila punon për CityNews, pasi që në vitin 2015 ajo ishte bërë reporterja e parë me shami e shfaqur ndonjëherë në lajmet televizive të Kanadasë.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/ginella-massa-1_1479735523.jpg[/img]