Artistja nga Azerbajxhani shkroi Kuranin në faqet e mëndafshit

Piktorja dhe artistja e dekorit nga Azerbajxhani 33 vjeçarja Tünzale Memmedzade, ka shkruar Kur'anin në faqe transparente prej mëndafshi.

Në një deklaratë për media Memmedzade tha se për përgatitjen e Kur'anit me përmasat 29 x 33 centimetra ajo u frymëzua nga kopjet e librit të shtypur nga Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë, e për këtë i janë nevojitur plot tre vite, me dëshirë që të sjell një ripërtëritje në artin e saj që ajo e bën për shumë vite.
"Pas kërkimeve mësova se deri më sot Kur'ani është shkruar mbi produkte të ndryshme, por asnjëherë në mëndafsh. Prandaj më erdhi ideja që unë të jem ajo që do ta shkruaj Kur'anin e parë i cili do të jetë plotësisht prej faqeve nga mëndafshi, pëlhurë e cila përmendet edhe në Kur‘an.”
“Isha shumë entuziaste që ta përfundoj këtë punë. Falënderoj Allahun që më mundësoi të përfundoj një vepër të tillë. Jam shumë e lumtur që kam shkruar Kur‘anin e parë prej mëndafshi në botë", tha Memmedzade duke shtuar se gjatës punës nuk kishte vështirësi për arsyen se i njeh shkronjat arabe.
Ajo këtë punim e cilëson si kryeveprën e saj dhe rrëfen se për realizimin e saj i është dashur 50 metra mëndafsh transparent të zi, 1,500 metra ngjyrë ari dhe argjendi.
Memmedzade ka kryer doktoraturën në degën e historisë së artit në Universitetin Marmara të Stambollit.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/piktorja_1480070899.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/piktorja2_1480070916.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/piktorja3_1480070946.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/piktorja4_1480070963.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip