Studentët amerikanë i mbrojnë muslimanët derisa ata falen

Studentët jomusliman të Universitetit Miçigan i kanë dërguar një mesazh të qartë botës, duke mbrojtur kolegët e tyre muslimanë derisa ata janë falur.

Qindra studentë të besimeve të tjera dolën në rrugë duke bëri një rreth përreth bashkëmoshatarëve të tyre muslimanë derisa ata kanë falur namazin e jacisë, e gjithë kjo pas kërcënimit të një studenteje muslimane.
Falja e namazit të jacisë është organizua nga Shoqata e studentëve muslimanë, synimi i të cilëve ishte dëshira që të tregojnë se ata janë krenarë për besimin e tyre.
Studentët e besimeve tjera qëndronin në këmbë duke mbajtur parulla me mbishkrim: "Ju i përkisni këtij vendi"
Përndryshe, falja e namazit në publik ishte përgjigje e muslimanëve pasi një studente muslimane ishte kërcënuar për shkak të shamisë, kur një i panjohur i ishte afrua dhe i kishte thënë se do ta djegë.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/msa-national-65_1479735805.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip